Panorama Sport (Albania)

Montela: 10 mesazhe në ditë për Bonuçin

"Kush vuan presionin ndodhet në skuadrën e gabuar"

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Sezoni i dytë radhazi në stolin e Milanit për një trajner është një fenomen që nuk ndodhte prej katër vitesh. Trajneri Montela ende nuk mund të flasë për vite, por disa komente mbi merkaton dhe 100 ditët e Milanit kinez ai ka dhënë në një intervistë në të përditshme­n "Gazzetta dello Sport".

Krerët e kuqezinjve thonë se është vera më fantastike e viteve të fundit. Si e përkufizon­i ju?

Për mua është një verë ëndrrash. Shifrat sigurisht janë të larta, por më entuziazmo­n shumë puna e drejtuesve.

Çfarë mund të sjellë e gjitha kjo?

Po ndërtojmë një ekip që do t'i rezistojë kohës e nuk do të shkërmoqet në një sezon, edhe nëse unë rezultoj trajneri më i paaftë në botë.

A ka pasur ndonjë moment kur keni menduar largimin?

Kurrë. Gjithmonë në kokën time ka qenë vetëm Milani dhe drejtuesit çdo ditë më kanë shprehur besimin e tyre.

Fasone deklaroi se brenda 2022 Milani do të jetë në pesë klubet më të mira në kontinent. A mendoni se në krye do të jetë akoma Montela?

Qoftë profesiona­lisht, ashtu edhe nga ana njerëzore do ta dëshiroja shumë diçka të tillë pasi do të thoshte rritje profesiona­le e mëtejshme. Do të ishte vërtet maksimumi për mua.

Ndërkohë, i dhatë katër "shuplaka" Bajernit. A ka rrezik euforie në prag të Ligës së Europës?

Jo. Djemtë janë shumë inteligjen­të dhe nuk kushtëzohe­n kollaj. Nuk ramë moralisht pas humbjes me Borusia dhe nuk do të ekzaltohem­i se mundëm Bajernin. Nga drejtuesit e deri te magazinier­ët, të gjithë e dimë kuptimin e këtyre miqësoreve verore.

Keni një trëndafil me petale shumëngjyr­ëshe...

Cilësia e organikës ka pësuar një rritje të madhe. Me shokët e rinj edhe Niang e patë se çfarë mundi të bënte në fushë. Ai është një futbollist interesant që vërtet besoj se mund të na japë shumë. Nëse menaxhon veten kur luan mirë mund të jetë problemati­k për kundërshta­rin

Po thoni se nuk do të largohet?

Nuk ka arsye të mos besojmë te Mbaje, por çdo gjë varet prej tij.

Çfarë ju ka mbetur në mendje nga ndeshja me Bajernin?

Shpirti i skuadrës. M'u bë qejfi edhe për mënyrën si u integruan të rinjtë.

Pra jeni më i qetë në prag të sfidës europiane?

Në fakt, po. Ndeshja me Borusia më shqetësoi, por djemtë më dhanë përgjigjet e duhura më pas. Mund t'ia dalim nëse jemi realistë.

Çfarë nënkuptoni me realistë?

Që ekipi të jetë i ndërgjegjs­hëm për mundësitë pa harruar edhe formën fizike. Aktualisht jemi në 70 për qind të mundësive tona.

Ançeloti tha se Milani duhet

të synojë titullin.

E falënderoj, por për momentin kemi të tjera synime. Të shohim.

Presidenti Jonghong Li doli njeri i veprave dhe jo i fjalëve.

Pronarët kinezë i respektojn­ë shumë rolet dhe komunikimi me ta është në masën e duhur. Ai është shumë i dhënë pas skuadrës pavarësish­t se nuk e shfaq shumë. Përpara nisjes drejt Milanos më kërkoi të mbaja lart shpirtin e Milanit. Kur flet me të, kupton shumë gjëra.

Drejtuesit premtojnë ende merkato, kush është sulmuesi juaj ideal?

Nuhatje goli, lojë skuadre dhe gola "të pisët", alla Inzagi.

Ndërkohë, Fasone thotë se Bonuçin e afruat ju?

Me drejtuesit merremi vesh shumë lehtë pasi ndajmë të gjitha mendimet së bashku. Jemi në kontakt të vazhdueshë­m dhe këshillohe­mi për çdo hap. Le të themi 51 për qind të meritës e kanë ata.

Si e bindët për të blerë Leonardon?

Fare thjesht, i dërgoja dhjetë herë në ditë të njëjtin mesazh. "Mirëmëngje­si ose mirëmbrëma drejtor: Bonuçin". Me Mirabelin kam

një marrëdhëni­e të shkëlqyer, madje kemi edhe veset e njëjta (qesh)".

Çfarë i shtohet skuadrës me Leonardon, përveç mbrojtjes me tre?

Shembullin e profesioni­stit të përkryer. Ai stërvitet gjithmonë në maksimum dhe do vetëm të fitojë. Për sa i përket mbrojtjes, kemi disa mundësi, do të vendosim me kalimin e ndeshjeve.

Edhe për rinovimin e Donarumës ju bëjnë "përgjegjës".

Unë thjesht fola me familjen pasi edhe ata dëshironin të bisedonin më mua, por nuk binda askënd për asgjë. Pjesën tjetër të misionit e përmbushi drejtori Mirabeli ndaj meritat i takojnë të gjitha atij.

Atëherë përse Raiola thumbonte vazhdimish­t?

Ishin disa replika të momentit që u shuan po aq shpejt sa nisën. Unë nuk kam asnjë problem me Minon dhe nuk besoj të ketë ai me mua. Jemi

dy profesioni­stë që secili përpiqet të bëjë sa më mirë punën e tij, nuk ka asgjë personale apo ndonjë çështje që duhet zgjidhur midis nesh.

Pas kësaj merkatoje, mund t'ju masakrojnë pas humbjes së parë?

Çdo situatë duhet të na gjejë të përgatitur, fundja jemi Milani dhe është normale që të kemi vëmendje maksimale. Nuk duhet të biem viktima të luhatjeve të humorit të atyre që na gjykojnë. Ndoshta do të na kritikojnë ashpër, por jemi profesioni­stë dhe kjo është pjesë e rrugëtimit që kemi në plan të realizojmë. Kush nuk e përballon dot, do të thotë se ka zgjedhur skuadrën e gabuar.

Çfarë prisni pas një mijë ditësh?

Shpresoj që Milani të jetë një skuadër ku duket dora ime si trajner. Gjithashtu uroj që titulli të jetë objektiv konkret dhe jo mirazh.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania