Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi, kërkesë Basaksehir­it për t'u larguar

Lista e gjatë e sulmuesve, shqiptari sinjale divorci

- OLSI TUJANI

Eka treguar në vetëm dhjetë ditë që është një nga lojtarët më në formë të Basaksehir­it. Dy gola të realizuar në ndeshjet miqësore kanë treguar qartë se bomberi i Kombëtares është i uritur për minuta dhe suksese këtë edicion. Sokol Cikalleshi, sipas mediave turke, nuk do të pranojë që të rrezikojë të humbasë një tjetër sezon në stol. Për këtë, raportohet se shqiptari u ka bërë kërkesë drejtuesve të Basaksehir­it që të largohet nga ekipi. Edhe pse gjatë këtyre ditëve të para që është bashkuar me ekipin në fazën përgatitor­e shqiptari po tregon një formë të shkëlqyer, ai sërish nuk ka të garantuar që do të ketë mjaftueshë­m minutash. Kjo ka bërë që ai t'i japë skuadrës së tij sinjale divorci. RIVALITETI

Disa sulmues në skuadër, mes tyre edhe një emër si Adebajor që shihet me prioritet për vetë karrierën që ka dhe emrin që mban, e kanë zbritur Cikalleshi­n disa vende poshtë në listën e kandidatëv­e për një fanellë titullari. Kjo ka bërë që Sokol Cikalleshi të bëjë një kërkesë në klub, për t'u bërë të ditur drejtuesve dëshirën e tij për t'u larguar. "Fanatik.com" bën me dije se shqiptari nuk kërkon që të rrezikojë të humbasë edhe një tjetër sezon. AKHISAR

Sipas mediave turke, Akhisar nuk heq dorë. 9 gola të shënuar në gjysmën e dytë të sezonit të shkuar kanë bërë që kjo skuadër të vijojë interesimi­n për shërbimet e Cikalleshi­t. Bomberi kuqezi u bë një nga lojtarët më të rëndësishë­m të këtij klubi duke e shpëtuar nga rreziku për rënien nga kategoria. Trajneri i Akhisar që në ditën e parë të fazës përgatitor­e e deklaroi si shumë të domosdoshë­m shqiptarin dhe u shpreh në mediat turke se ka kërkuar që drejtuesit të bëjnë të mundur afrimin e tij sërish. Cikalleshi u transferua nga RNK Split drejt Turqisë për një shifër prej dy milionë eurosh. Në dy sezone në Turqi, shqiptari ka shënuar 23 gola me Basaksehir­in dhe Akhisarin. Cikalleshi është i përfshirë në listën e Ligës së Kampionëve nga Basaksehir, i cili do të luajë fazën e tretë të kualifikue­seve përballë Klub Bryzhit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania