Panorama Sport (Albania)

Jehonë për Iulianon në Itali, e quajnë si... modë

Të kuqtë e kryeqyteti­t presin ndryshimin nga Moxhi & CO

- ILIR CARA

Preferenca e futbollit shqiptar për të punë suar trajnerë italianë ka rënë në sy edhe të mediave prestigjio­ze përtej Adriatikut. Pas emërimit të Mark Iulianos si trajneri i ri i Partizanit, "La Gazzetta dello Sport" i ka kushtuar një shkrim këtij lajmi, si dhe ka vënë theksin te një modë "Made in Italy" që pëlqehet në Shqipëri. Gjithsesi, ndonëse teknikët italianë janë në modë në vendin tonë, Partizanit nuk i ka ecur përgjithës­isht me teknikët nga Gadishulli Apenin. "Mark Iuliano nuk është i pari italian që shkon në Shqipëri në kërkim të lavdisë. I pari ishte Xhuzepe Dosena, i cili drejtoi disa muaj Kombëtaren shqiptare në vitin 2002. Asgjë e ngjashme me punën e bërë nga Xhani De Biazi, i cili arriti ta kualifikon­te skuadrën në kampionati­n europian "Francë 201)". Gjatë ditëve të kaluara u zgjodh edhe pasardhësi i De Biazit, Kristian Panuçi, i cili kërkon të tregojë vlerat pas një eksperienc­e të dështuar me Ternanën, e cila në verën e shkuar zgjati pak më shumë se një muaj. Të mërkurën, Iuliano do të prezantohe­t te Partizani, një skuadër që e ka mbyllur sezonin e fundit në vendin e dytë të Kategorisë Superiore. Ndihmësi i tij do të jetë Aleksandro Dosena, një tjetër italian sigurisht", shkruhet në paragrafin e titulluar "Shqipëria, Made in Italy", të gazetës italiane "La Gazzetta dello Sport". Afrimi i Moxhit te "demat" ka shërbyer në njëfarë mënyre edhe si një reklamë për Partizanin në mediat botërore, pasi dashje pa dashje emri i klubit lakohet sistematik­isht, kryesisht në Itali. Partizani i sezonit të ri është i zënë "rob" nga italianët, pasi kupola drejtuese e klubit është përbërë nga drejtues që kanë bërë epokë në futbollin italian,

Luçiano Moxhi te Juventusi dhe Antonelo Preiti te Parma. Gjithashtu edhe stafi teknik është thuajse i tëri italian, plus që priten edhe përforcime nga Italia. Ky është shansi që kolonia italiane të ndryshojë ecurinë e paraardhës­ve, të cilët nuk kanë lënë gjurmë, ose thënë ndryshe nuk kanë sjellë ndryshimin e shumëpritu­r te "demat e kuq".

 ??  ??
 ??  ?? Iulinao dhe Dosena
Iulinao dhe Dosena

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania