Panorama Sport (Albania)

E bujshme, Juventusi tentoi Elseid Hysajn

Takim mes dy drejtorëve të skuadrave italiane, napolitanë­t: Është i paprekshëm!

- OLSI TUJANI

Është periudhë trans ferimesh dhe skuad rat e mëdha europiane janë në kërkim të elementëve të duhur për t'u përforcuar. Nga mediat përtej Adriatikut, emri i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit është lakuar shpesh si pjesë e dëshirave të skuadrave të mëdha. Së fundmi, në skenë del edhe ekipi kampion i Italisë. Nga sa bëhet me dije, Juventusi ka nisur të interesohe­t për shërbimet e mbrojtësit shqiptar, mirëpo e menjëhersh­me ka qenë edhe përgjigjja nga drejtuesit e skuadrës napolitane. INTERESIMI

Largimi i Bonuçit ka trazuar jo pak ujërat në ambientin e skuadrës bardhezi. Tifozëria ka nisur ofendimet dhe shfryrjet ndaj ishqendërm­brojtësit, mirëpo në skuadër duket qartë që ka nevojë për plotësime të nevojshme në ekip, për të ruajtur qetësinë dhe entuziazmi­n e tifozërisë. Sajti informativ i lajmeve "iamnaples. it" ka bërë me dije se, gjatë dy ditëve të fundit, ka pasur një linjë bisedimesh mes Juventusit dhe Napolit. Sipas informacio­neve të përcjella, bëhet me dije se drejtorët e Juventusit dhe Napolit kanë pasur një bisedë mes tyre. Paratiçi dhe Xhiuntoli kanë diskutuar rreth mbrojtësit të Kombëtares shqiptare të futbollit. Bardhezinj­të kanë qenë të gatshëm për të nisur një bisedë rreth transferim­it të mundshëm të Hysajt në Torino, mirëpo entuziazmi­n e ka ulur menjëherë përfaqësue­si i napolitanë­ve. "Hysaj nuk preket!", ka qenë një ultimatum i drejtuesve të Napolit që duket se gjen fillesa te vetë presidenti i skuadrës, i cili ishte i gatshëm të vendoste një klauzolë prej 50 milionë eurosh në kontratën e Hysajt, duke treguar qartë se është një futbollist tek i cili pritshmëri­të

janë shumë të larta. FANELLA

Elseid Hysaj ka marrë statusin e "yllit" në radhët e Napolit, ku tifozët besojnë se me shqiptarin dhe shokët e skuadrës do të arrijnë të rivalizojn­ë me Juventusin dhe ekipet milaneze në këtë

sezon për titullin kampion. Në prezantimi­n e skuadrës për këtë edicion, në Dimaro, me mijëra tifozë në shesh kanë pritur mbrojtësin shqiptar me duartrokit­je dhe me kore kushtuar atij, siç shihet në videon në vijim që është shpërndarë në rrjetet sociale. Ndërkaq, është mësuar se mbrojtësi i përfaqësue­ses shqiptare ka bërë një tjetër ndryshim për sezonin e ri. Futbollist­i ka braktisur numrin 2 që mbante gjatë kohëve të fundit, për të zgjedhur një numër, i cili zakonisht cilësohet si "VIP", atë 23. Numri në fjalë injorohej shpesh në futboll deri një dekadë më parë, kur Devid Bekam vendosi ta mbante te Real Madridi dhe, më pas, në SHBA. Futbollist­i anglez deklaroi asokohe se kishte marrë shembull nga legjenda e basketboll­it, Majkëll Xhordan, në vendimin për numrin e fanellës. Shembullin e tij e ndoqën edhe emra të tjerë të njohur si Tevez apo Vidal. Tani mbetet të mësohet nga erdhi frymëzimi i Hysajt për të mbajtur këtë numër.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania