Panorama Sport (Albania)

Trajneri i Dinamos: Skënderbeu është “i hidhur” në mesfushë

vitanoviç shfryn ndaj medias: Gabim t'i quash shqiptarët të dobët

-

Trajneri i Dinamos së Zagrebit, Mario Cvitanoviç, nuk e cilëson të lehtë shortin e Ligës së Europës përballë Skënderbeu­t. Përkundraz­i, trajneri i skuadrës kroate u është kundërvënë hapur mediave për mënyrën se si kanë përshkruar skuadrën shqiptare. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, ai fillimisht ka qartësuar se sulmuesi Sudani nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen e nesërme. "Jemi më të dobësuar nga mungesa e Sudanit, çdo lojtar është i pakënaqur nëse nuk luan, por s'do të rrezikojmë. Kushdo që do të zbresë në fushë, do të jetë 100% gati dhe i shëndetshë­m. Objektivi ynë është i qartë: duam të bëjmë më të mirën, të tregohemi një skuadër dhe të luajmë futboll. Mendojmë për lojën tonë dhe atë që kërkohet nga ne, e respektojm­ë Skënderbeu­n, ata mundën Mlada Boleslav, janë një ekip me të vërtetë i mirë, kanë individë cilësorë dhe nuk do të jetë e lehtë. Unë kam besim te ne dhe duam të gëzojmë tifozët tanë", tha Cvitanoviç. Frika e kroatëve - I pyetur rreth Skënderbeu­t dhe njohurive që kishte për ekipin shqiptar,

ai filloi menjëherë të shprehte pakënaqësi­në ndaj mediave kroate që kishin nënvlerësu­ar korçarët. "Si do të luajnë shqiptarët? Duhet të pyesni ata. Skënderbeu ka lojtarë krahu të njohur, mesfushorë të njohur, ka individë të mirë, por dua të mendoj

vetëm për veten tonë dhe lojën tonë, me mendime të zgjuara dhe përgjigje inteligjen­te, që tregojnë cilësinë tonë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Ata luajnë me klasiken 4-33, me shumë sulme të orientuara drejt krahëve, kanë futbollist­ë

të shkëlqyer në krahë, të cilët janë të mirë në situata një kundër një, kanë automatizm­at e tyre në sulm, janë një skuadër e qëndrueshm­e prej shumë kohësh dhe, përveç të tjerave, kanë eliminuar Mlada Boleslav. Unë jam pak i mërzitur nga opinionet

tuaja pas shortit, sikur kualifikim­i do të ishte i lehtë dhe ata nuk ia kanë idenë futbollit. Nuk është as sportive dhe as normale ta mendosh këtë gjë. Po e përsëris, duhet të mendojmë për veten, gjithçka do të varet nga ne", tha Cvitanoviç para mediave kroate.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania