Panorama Sport (Albania)

Hasi përmb s kroatët, H saj marshon në grupe

Basaksehir­i disfatë në shtëpi, ikalleshi e ndjek nga stoli

- OLSI TUJANI

Katër shqiptarë janë duke tentu ar fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve. Pas Agollit, që ka fituar ndeshjen e parë, Hasi, Cikalleshi e Hysaj kanë tentuar mbrëmë që të triumfojnë në ndeshjet e para. Trajneri që drejton grekët ka siguruar fitoren në fund, ndërkohë që Hysaj e Napoli kanë mundur Nicën, ndërsa Cikalleshi është mundur nga stoli.

ITALIANËT

Napoli i Elseid Hysajt ka fituar 2- 0 ndaj Nicës në ndeshjen e parë të "play off"it të Ligës së Kampioneve, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës në grupe. Golat e Mertens dhe Zhorzhinjo­s i kanë dhënë një sukses të pastër skuadrës italiane që do të mungohet ta mbrojë atë në ndeshjen e kthimit në Francë ku Nicës do t'i mungojnë Koziello dhe Plea, të ndëshkuar të dy me kartonë të kuq. Hysaj ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si Valon Ahmedi me Maribor. Ky i fundit u mund në Izrael përballë Hapoel Ber Shevës, por lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në shtëpi falë golit të Tavares.

TUR I

Sokol Cikalleshi ndoqi nga stoli humbjen 2-1 në shtëpi të Istanbul Basaksehir përballë Sevijes, ndërsa Sëlltiku fundosi Astanën duke hipotekuar kalimin në turin tjetër falë fitores 5- 0 në ndeshjen e parë.

GRE I

Triumfet arrihen edhe në sekondën e fundit, kur shtesa po mbaron. E tillë ka qenë fitorja e djeshme e Olimpiakos­it

të Besnik Hasit. Rijeka e ka vënë në vështirësi skuadrën greke, duke kaluar e para në avantazh, por një gol i Romaos në të 90X3 ka përmbysur gjithçka. Më parë, për Olimpiakos­in e Hasit kishte barazuar Ofoje.

Trajneri shqiptar që drejton gjigantët grekë me këtë përmbysje ka shtuar ndjeshëm shanset e të tijve për të kaluar në grupet e Championsi­t. Do të duhet që avantazhi të ruhet edhe në ndeshjen e kthimit në Kroaci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania