Panorama Sport (Albania)

Stadiumi në pritje të tapetit, Lushnja emigron në fazën e parë

Rikonstruk­sioni do të përfundojë me vonesë

-

Në stadiumin "Roza Haxhiu" ka një muaj që punohet ( 17 korrik- 17 gusht), që impianti lushnjar të plotësojë kushtet e vendosura nga sektori i licencimev­e për Kategorinë Superiore. Kriteret e kërkuara e kanë detyruar Bashkinë e Lushnjës të bëjë një investim prej 60 milionë lekësh (të vjetër) të miratuar nga Këshilli Bashkiak. Prej 30 ditësh, në "Roza Haxhiu" është punuar me ritme relativish­t të kënaqshme. Kështu, është hequr tapeti ekzistues dhe është vendosur pas dy portave. Ndërkohë, po nivelohet terreni dhe po përgatitet për vendosjen e tapetit të ri. Vijojnë punimet në ambientet e brendshme të tribunës qendrore të stadiumit "Roza Haxhiu". Struktura e brendshme do të pësojë disa ndryshime. Ndërkaq, ende nuk ka nisur puna në pjesën e jashtme të tribunës, që ka nevojë të plotësohet me ndenjëse plastike për tifozët. Edhe në pjesën e shkallëve ende nuk ka nisur ndërhyrja. Gjithashtu, pritet të ketë ndërhyrje edhe në rrethimin e brendshme dhe në portat hyrëse, përfshi portën e emergjencë­s. Siç dihet, stadiumi "Roza Haxhiu" është shumë i amortizuar. Impianti lushnjar është ndërtuar në vitet '61- '66, në tri faza, për pesë vite me radhë dhe është nga më të vjetrit në vendin tonë. Duke qenë se punimet nisën me shumë vonesë (duhet të kishin nisur në maj), Lushnja rrezikon të luajë ndeshjet e fazës së parë jashtë fushës së saj. Në "Roza Haxhiu" nuk ka mbërritur ende tapeti i ri, që është edhe investimi më i rëndësishë­m dhe që kërkon kohë për t'u vënë në përdorim në kushte loje. Nga punimet në stadiumin

“Roza Haxhiu”

EKIPI - Prej një jave, lushnjarët ndodhen në qytetin e Pogradecit, ku po zhvillojnë fazën përgatitor­e. Verdhëjesh­ilët zhvillojnë dy seanca stërvitore në ditë, paradite dhe pasdite. Ndërkohë, drejtuesit janë duke menduar për gjetjen e kundërshta­rëve që të zhvillojë edhe disa miqësore të tjera gjatë përgatitje­ve në Pogradec. Gjatë përgatitje­ve verore, Lushnja ka zhvilluar vetëm dy takime miqësore, ku në fillim kanë barazuar 0-0 me Laçin dhe më pas kanë humbur me Leçen 4-0, takim i cili u luajt në Itali. Alban Alushi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania