Panorama Sport (Albania)

Interi bën “dopietë”, Kanselo dhe Mangala

Në tratativën me Valencian do të futet edhe Kondogbia

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Interi nuk ka ndër mend më që të humbë kohë, duke parë se në fundjavë starton kampionati dhe dje ka bërë një dopiogodit­je duke plotësuar repartin e mbrojtjes. Pas Shkriniar për qendrën dhe mbrojtjes dhe Dalbert për korsinë e majtë, brenda javës pritet që të zbarkojnë në Milano edhe lojtari i krahut të djathtë Zhoao Kanselo nga Valencia dhe qendërmbro­jtësi Eliakuim Mangala nga Mançester Siti. KANSELO PËR KONDOGBIA

Edhe pse favorit për portugezin dukej Juventusi, Interi ka ditur që të djegë konkurrenc­ën, duke arritur akordin me futbollist­in, të cilit drejtuesit dhe stafi teknik zikaltër i kanë garantuar edhe rolin e titullarit. Edhe Interi me Valencian kanë rënë dakord, por në këtë tratativë fillimisht do të flitet për një shkëmbim kokë më kokë me mesfushori­n Xhefri Kondogbia, por të shoqëruar me klauzola dhe shifra konkrete, që të dyja klubet të kenë mundësinë në verën e ardhshme për të shfrytëzua­r të drejtën e blerjes së secilit. Interi ka rënë dakord me Valencian se, nëse kërkon që ta mbajë në skuadër Kanselon, do t'u paguajë 35 milionë euro spanjollëv­e, të cilët nga ana e tyre kanë rënë dakord me shifrën e 25 milionë eurove, nëse Kondogbia do të bindë dhe do të vazhdojë në Spanjë. Gjithsesi, në kontratën mes Kondogbias dhe Valencias do të futet edhe një klauzolë, që 20 për qind e kartonit të francezit do t'i mbetet sërish Interit, në rast të një shitjeje të mëtejshme. Dhe ndoshta që sot, qoftë mbrojtësi i djathtë Kanselo, ashtu sikurse mesfushori Kondogbia mund të bëjnë udhëtimet e anasjellta, respektivi­sht Valencia- Milano dhe Milano-Valencia. ZBARKON EDHE MANGALA

Për të kompletuar, më saktë për të blinduar repartin e mbrojtjes, Interi dhe Mançester Siti kanë gjetur akordin mes tyre për Eliakuim Mangala. Për këtë është e bindur e përditshmj­a britanike "The Sun", e cila flet për një operacion që do të sjellë francezin me origjinë kongoleze në radhët e zikaltërve, me formulën

e huazimit me kosto zero, për një vit. Madje, vetë Siti, i cili nuk po gjen një sistemim për mbrojtësin e padëshirua­r nga trajneri Pep Guardiola, pritet që të paguajë edhe 30 për qind të pagës së lojtarit. Për më shumë, "The Sun" nënvizon

gjithashtu se trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ka shkëmbyer edhe bisedën e parë me mbrojtësin, duke i konfirmuar besimin që ka tek ai, ndonëse një ballafaqim më konkret do të bëhet kur Eliakuim Mangala të zbarkojë në Milano.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania