Panorama Sport (Albania)

SKËNDERBEU MADHËSHTOR, “HAMZAIN” E BËNË ARBITRAT

Pesë minuta shtesë pa motiv, Dinamo barazoi në frymën e fundit. Korçarëve iu anulua edhe një gol i rregullt

- ADELA MERKO

Daja: Peng goli i anuluar, kemi shanse për kualifikim Takaj: Pesë minuta shtesë pa kuptim, arbitri e ekzagjeroi Kroatët e pranojnë: Shqiptarët superiorë, na ndihmoi arbitri Bindi Ali Soue, Skënderbeu i bën dalje Vujoviçit

Skënderbe madhështor në Zagreb. Ndodh shumë rrallë që një barazim si ai i djeshmi të mos të të kënaqë. Por kështu ngjau me korçarët, të cilët, me gjithë atë lojë të mirë që zhvilluan në stadiumin "Maksimir", u ndëshkuan në limit. Ishin vetëm pak sekonda larg fitores së artë, e cila u jepte shansin e madh për të qenë një hap larg fazës së grupeve. Mirëpo, sa fati e pakujdesia, aq edhe mungesa e eksperienc­ës sollën atë barazim fatal. Por, pjesë e "faturës" i mbetet gjyqtarit, i cili në mënyrë krejt absurde dha 5 minuta shtesë, në një kohë kur nuk ndodhi asnjë vonesë. Ky 90- minutësh nuk mund të kthehet më pas. E, megjithatë, rezultati madhështor nuk do harrohet lehtë dhe, mbi të gjitha, fakti që Skënderbeu jo vetëm që luajti si i barabartë, por e futi në kolaps Dinamon. Morën atë që shpresuan, paçka se mundësitë ishin për më shumë. Historia mund të përsëritet, por që kjo të ndodhë, bardhekuqv­e u mbetet për detyrë që të bëjnë "kampionët" edhe në Elbasan. AVANTAZHI I ARTË

Dinamo zbret në fushë pa Sudanin dhe me një Çoriç të gjymtuar, ndërkaq Skënderbeu kishte luksin që në fushë të hidhte më të mirët. Daja guxon, ndërsa ia beson majën e sulmit Soues, një lojtar që ka vetëm një javë që stërvitet. Ngacmimet e para vijnë nga vendësit, por as Hoxhiç dhe as Moro nuk krijojnë rrezikshmë­ri. Atë që s'e bëjnë vendësit, e arrijnë korçarët. Shënon Latifi në të 10-ën, por një gafë e vijërojtës­it Gudermanis, që sinjalizon pozicion jashtë loje të paqenë, anulon edhe festën. Gjykimi tendencioz nuk i demoralizo­n bardhekuqt­ë. Në të 14-ën mendon kroati Radas që t'u tregojë "dhëmbët" vendësve. Mbrojtësi shkarkon të djathtën pas një goditjeje dënimi, por grushtimi i Livakoviç është shpëtimtar. Ky rast u jep më shumë besim korçarëve, që arrijnë të bllokojnë më së miri manovrën sulmuese të vendësve. Në të 29- ën, Gavazaj humb topin në zonë, por gjuajtja e Lecjaks përplaset në trupin e Radasit. Atëherë kur nuk pritej, Skënderbeu "trondit" Zagrebin. Në të 37-

ën, Gavazaj ndërmerr një kundërsulm të shpejtë nga e djathta dhe shërben për Latifin në zonë. Gjuajtja e mesfushori­t përplaset në trupin e portierit, por për fat topi kthehet sërish në këmbët e kosovarit, që nuk gabon dhe e shtyn në rrjetë. 0- 1 për Skënderbeu­n. Pjesa e parë mbyllet me një tjetër rast të Latifit, por këtë herë nuk e mposht dot Livakoviçi­n. BARAZIMI DRAMATIK

Ndeshja rinis pa ndryshime në formacione, por me Skënderbe agresiv. Soue tregon veten në të 46-ën, ndërsa në të parin rast serioz që kishte, shënoi. Por festa mbetet sërish në tentativë, me të vetmin ndryshim që këtë herë vendimi për pozicion jashtë loje është i drejtë. Pak sekonda më pas është Dinamo që rrezikon me anë të Hoxhiç, por Shehi është i pakalueshë­m. Vendësit e zhvendosin lojën në të djathtë, ku Mici has vështirësi i lënë i vetëm nga Latifi. Kroatët fitojnë terren dhe sulmojnë pambarimis­ht, por finalizimi lë për të dëshiruar. Në të 51- ën, Fernandes godet me kokë, por topi përfundon mbi tra. Ka panik në 54-ën, kur gjuajtja e Stojanoviç nuk kontrollon dot nga kapiteni, por për fatin e Shehit, Hernandez nuk arrin të devijojë. Skënderbeu është më i tërhequr dhe në këtë moment futet në "lojë" trajneri Ilir Daja, i cili bën disa lëvizje. Nxjerr Osmanin për Xhejmsin, duke ngulmuar për fitoren. Afrikani i sapofutur në fushë nuk arrin që të japë siç duhet topin te Latifi. Dinamo kërkon golin, por janë të pasaktë. Minutat kalojnë dhe presioni rritet, e megjithatë Shehi bën mrekullinë jo vetëm në të 80ën, pas një gjuajtje të Moros, por edhe në të 84-ën kur i tha "jo" golit të Hernikes, me një superpritj­e. Megjithatë, e pabesueshm­ja ndodh në sekondat e fundit të minutës së 94-t. Një goditje dënimi e Fernandes devijohet me saktësi këtë herë nga Henrikez dhe Shehi nuk e bllokon dot. Ndërhyrja e Jashanicës ishte e vonuar, pasi topi e kishte kaluar vijën fatale. Ndeshja në Zagreb mbyllet me shifrat 1-1 dhe tashmë verdikti final do të jepet më 24 gusht në "Elbasan Arena".

 ?? Latifi duke festuar golin ?? DINAMO E ZAGREBIT - SKËNDERBEU 1-1
Latifi duke festuar golin DINAMO E ZAGREBIT - SKËNDERBEU 1-1
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania