Panorama Sport (Albania)

“Tenis” kuqezi, Milani fik Shkëndijën

Skuadra e Osmanit nuk përballon dot etjen e "Djallit" për Europë dhe turpërohet

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Rezultoi më e lehtë se sa pritej ndeshja e parë mes Milanit dhe Shkëndijës. Kuqezinjtë gjetën golin që në minutat e para. Montela kishte hedhur në fushë një formacion ku gërshetohe­shin emrat e afruar në merkato dhe disa nga lojtarët...

Rezultoi më e lehtë se sa pritej ndeshja e parë mes Milanit dhe Shkëndijës. Kuqezinjtë gjetën golin që në minutat e para. Montela kishte hedhur në fushë një formacion ku gërshetohe­shin emrat e afruar në merkato dhe disa nga lojtarët e sezonit të kaluar. Sulmi iu besua Andre Silvës, i cili debutoi me një dygolësh në sfidën e tij të parë si titullar në "San Siro". Nga ana tjetër, asnjë surprizë në radhët e tetovarëve, të cilët nuk u përpoqën për asnjë moment të mbroheshin dhe ndoshta shifrat e rezultatit janë një tregues i qartë për këtë. Kuqezinjtë e nisën menjëherë me këmbën te gazi duke gjetur golin në minutën e dhjetë. Pas një rrëmuje në zonën e Shkëndijës, topi përfundon gabimisht në këmbët e Andre Silvës, që tregohet i ftohtë dhe shënjestro­n këndin e poshtëm në të majtë të portierit Zahov. Monologu i "Djallit" vazhdon madje me ritme shumë të larta, me djemtë e Qatip Osmanit që e kanë të pamundur të frenojnë vrullin e kundërshta­rit. Në minutën e 24-t, Borini rrëzohet në kufijtë e zonës së rreptësisë. Nga pamjet e përsëritur­a, faulli është inekzisten­t. Megjithatë, arbitri Leçner akordon një goditje dënimi. Çalhanoglu godet bukur, por jo aq e bukur përgjigjja e Zahov, i cili grushton topin që ngelet në zonë. Portieri maqedonas nuk mund të bëjë asgjë përballë Montolivos që gjen golin e dytë të takimit. Shkëndija nuk ka kohë të rinisë topin në mesin e fushës, pasi Milani, i etur për Europë, vazhdon të sulmojë. Përsëri një mosmarrëve­shje në zonën tetovare me Andre Silvën që arrin të mbrojë topin pas një krosimi të Çalhanoglu­së dhe të realizojë me lehtësi golin e dytë personal. Kuqezinjtë e Milanos e nuhasin që është mbrëmja e duhur dhe kërkojnë golin personal në çdo mënyrë. Suso dhe Bonuçi nga goditjet e këndit, madje edhe Antoneli i afrohen në disa raste "pokerit", megjithatë skuadrat shkojnë në dhomat e zhveshjes me rezultatin e fiksuar në 3 me 0.

PJESA E DYTË - Nis njësoj si e para, me vendësit që sulmojnë dhe Shkëndijën që mundohet të krijojë lojë, pavarësish­t se rezultati rrezikon të marrë përmasa edhe më të mëdha në disfavorin e tyre. Për Montelën është shndërruar në një ndeshje ku mund të eksperimen­tojë duke ndryshuar pozicionet e interpretu­esve. Fillimisht Suso dhe, më pas, Çalhanoglu tentojnë portën, por pa shumë rrezik për

Cuculin me shokë. Në minutën e 66-të, Borini, pas shumë sakrificav­e në krah, vlerësohet me golin e parë me fanellën e re. Dy minuta më pas, 204 ditë pas herës së fundit si titullar, edhe Antoneli gjen golin e lavdisë personale. Minutat 60-65 janë të vetme ku Shkëndija rrezikon

në disa këndore me Ibraimin dhe Bejtulain që fare pranë Donarumës nuk arrin t'i japë topit forcë drejt rrjetës. Mes ndërrimesh nga të dyja palët, ritmi bie disi me "Djallin" e lodhur, por dukshëm të ngopur. Edhe goli i gjashtë kuqezi vjen pa shumë mund me Montolivon

që i lirë në mesin e zonës, kontrollon dhe mund Zahov në shtyllën e dytë. Shumë diferencë cilësie në fushë mes dy skuadrave, me Shkëndijën që duhet theksuar se nuk luajti ndoshta edhe më hapur seç duhej ndaj një kundërshta­ri me përvojë si skuadra e Montelës.

 ??  ??
 ??  ?? Me një postim në rrjetin social "Instagram", Granit Xhaka paralajmër­onte mikun e tij Rodrigez në kuadër të ndeshjes ndaj Shkëndijës në "San Siro": "Nuk do ta kesh lehtë ndaj kuqezinjve të Tetovës. Çfarë mbrëmjeje të pret sonte miku im Rikardo Rodrigez,...
Me një postim në rrjetin social "Instagram", Granit Xhaka paralajmër­onte mikun e tij Rodrigez në kuadër të ndeshjes ndaj Shkëndijës në "San Siro": "Nuk do ta kesh lehtë ndaj kuqezinjve të Tetovës. Çfarë mbrëmjeje të pret sonte miku im Rikardo Rodrigez,...
 ??  ?? Shkëndija u prit mjaft mirë nga drejtuesit kuqezinj në ditën e djeshme. Sikur të mos mjaftonin shkëmbimet e kompliment­eve dhe dhuratave mes palëve me hyrjen në fushë të skuadrës tetovare, në ekranin e "San Siro"-s u urohej mirëseardh­ja miqve.
Shkëndija u prit mjaft mirë nga drejtuesit kuqezinj në ditën e djeshme. Sikur të mos mjaftonin shkëmbimet e kompliment­eve dhe dhuratave mes palëve me hyrjen në fushë të skuadrës tetovare, në ekranin e "San Siro"-s u urohej mirëseardh­ja miqve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania