Panorama Sport (Albania)

Klubi do 3.3 mln €, lojtarët ... premion

-

Skënderbeu kërkon të ripërsëris­ë suksesin e verës së 2015-ës, kur u kualifikua­n në grupet e Ligës së Europës. Suksesi i jashtëzako­nshëm i korçarëve kulmoi me një fitore historike në shifrat 3-0 ndaj Sportingut të Lisbonës. Tashmë, kur kanë kaluar dy vite, kanë shansin që të kalojnë sërish këtë raund. Dhe nëse kjo ndodh, atëherë klubi do të përfitonte direkt shifrën e çmendur: 2.6 milionë euro nga UEFA. Kësaj shume do t'u bashkohesh­in edhe 675 mijë eurot për kalimin e tre tureve, që do të thotë në total rreth 3.3 milionë euro. Rregullorj­a e UEFA-s është e tillë që skuadrat, të cilat futen në grupe të Ligës së Europës, nuk do ta përfitojnë shumën prej 245 mijë eurosh për fazën "play-off". Por edhe lojtarët kanë pretendime­t e veta në këtë drejtim. Nëse skuadra ia del me sukses, atëherë edhe ata do të kenë mundësi që të "ngrohin" edhe xhepat. Zyrtarisht në klub kanë konfirmuar se do të akordohen 200 mijë euro, në rast se korçarët arrijnë që të eliminojnë Dinamon e Zagrebit. Bardhekuqt­ë, veç historisë, do të kenë mundësinë që të përfitojnë edhe një shumë realisht të majme. E, megjithatë, vendimi do të merret vetëm më 24 grusht, kur të luhet ndeshja e dytë për fazën e "play off"-it.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania