Panorama Sport (Albania)

Daja akuzon: Arbitri na ndëshkoi

“Kualifikim­i i hapur, por nëse luajmë si sot (dje) kalojmë në fazën e grupeve”

-

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, e ka cilësuar një hap të madh para barazimit 1-1 në fushën e Dinamos së Zagrebit, pavarësish­t mënyrës se si rrodhën ngjarjet në ndeshje. Trajneri, nuk ka ngurruar të paralajmër­ojë rivalët se në takimin e kthimit në Elbasan, do të kenë përballë një ekip edhe më të fortë, të mbështetur nga një tifozëri e zjarrtë. Por, Daja që në përfundim të ndeshjes u pa mjaft i mërzitur nga goli i pësuar në fund, nuk i ka kursyer kritikat edhe për golin e anuluar në pjesën e parë për pozicion jashtë loje. "Ajo që mund të them është se ne morëm çfarë deshëm nga kjo ndeshje dhe barazimi është një rezultat i mirë. Kemi bërë një pjesë të parë të shkëlqyer dhe kemi arritur të shënojmë, duke kaluar në avantazh. Nuk e kam parë akoma videon, por më kanë ardhur shumë mesazhe dhe më kanë bërë me dije se na është anuluar një gol me pa të drejtë në këtë ndeshje", është shprehur trajneri që tregon edhe se si skuadra e tij e kishte përgatitur takimin. "Ajo që kemi bërë ishte se nuk i dhamë shumë hapësirë Dinamos, por patëm probleme me faullet. Gjithsesi e përsëris se ky është një rezultat i madh për ne dje, dhe të jeni të bindur se ne Elbasan do të shihni një Skënderbe tjetër. Do të kemi edhe mbështetje­n e tifozërisë sonë atje që është një

forcë e madhe", ka vazhduar trajneri i bardhekuqv­e.

KUALIFIKIM­I - Skënderbeu ka shanse reale për kualifikim dhe Daja e di mjaft mirë një gjë të tillë. Megjithatë, para se të flasë për të ai ndalet te momenti i pësimit të golit. "Në minutat e fundit jemi tërhequr

në zonën tonë dhe nuk kemi mundur që të kontrolloj­më topin. Por, kjo nuk do të thotë se ishim të lodhur. Thjesht nuk ishim në atë formë që duhej", sqaroi tekniku, që për kualifikim­in ka thënë: "Dinamo ka një skuadër të madhe, por ne mund ta fitonim këtë ndeshje.

Në ndeshjen e kthimit nuk mund të flasim për favorizime, pasi gjithçka është ende e hapur. Do të jetë një takim interesant dhe nëse bëjmë të njëjtën lojë si sot, atëherë do të bëjmë hapin e madh për fazën e grupeve të Ligës së Europës", ka mbyllur Daja.

 ??  ?? Korçarët duke festuar golin e shënuar
kundër Dinamos së Zagrebit
Korçarët duke festuar golin e shënuar kundër Dinamos së Zagrebit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania