Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu madhështor, por “Hamzai” ishin arbitrat

Gol i anuluar, kartonë të mohuar për rivalin dhe shtesë e tepruar

-

Një Skënderbe madhështor. Surprizoi kroatët e milionave të shumtë, por me sa duket nuk arriti që të bëjë për vete arbitrat, të cilët u dukën shumë tendencioz­ë që në fillim. Kuarteti nga Letonia, me kryesorin Andris Treimanis, ishin të "projektuar" për të ndihmuar që në fillim të zotët e shtëpisë dhe brenda një minute lojë bënë dy gabime trashanike, të cilat mund t'i kishin hapur rrugën e një avantazhi të shpejtë dhe shumë të merituar klubit korçar. Në minutën e 10-të ndodh e pabesueshm­ja, ku Skënderbeu kalon në avantazh, por anësori urdhëron për pozicion jashtë loje. Në të vërtetë, momenti episodik ishte shumë i thjeshtë për t'u fiksuar, pasi Gavazaj që pason në qendër të zonës për Vangjelin, i cili ndodhej të paktën gjysmë metri më i tërhequr se shoku i tij i skuadrës, apo edhe nga një prej rivalëve që në rrëshqitje e sipër tentonte të ndalonte topin, ishte absolutish­t në pozicion të rregullt. Një gol i anuluar pa të drejtë, por nuk mbaron këtu, sepse Momenti i golit të anuluar, Vangjeli nuk është “offside”

kalon vetëm një xhiro kronometri dhe Treimanis i fal një karton të verdhë "të shenjtë", kur Moro me të dyja këmbët ndërhyn ndaj Lilajt, pa e prekur në asnjë moment topin. Arbitri vetëm vërshëllen

dhe fal lojtarin e Dinamos së Zagrebit. Në fillimin e pjesës së dytë Skënderbeu shënon menjëherë, por Soue këtë herë në pozicion të qartë në jashtë loje, me vijërojtës­in e njëjtë që anuloi golin e Vangjelit, që këtë herë merr vendimin e duhur. Një shije të keqe la edhe vendimi për përcaktimi­n e kohës shtesë. Pesë minuta ishin të tepruara, pasi u kryen vetëm pesë zëvendësim­e. Rregullorj­a përcakton 30 sekonda për zëvendësim, por më shumë sesa kjo, gjatë pjesës së dytë nuk pati aspak vonesa. Fatkeqësis­ht, në sekondat e fundit të minutës së pestë Dinamo e Zagrebit barazon, një goditje dënimi e lëshuar në rrëmujën e zonës, e cila gjithashtu hapi diskutim, duke qenë se një prej lojtarëve të kroatëve ishte dukshëm në pozicion jashtë loje dhe si të gjithë mori pjesë në aksion. Por rregullorj­a e re nënvizon se anësori nuk dënon askënd që ndodhet në pozicion jashtë loje, nëse nuk bie në kontakt me topin, prandaj goli i kilianit Henrikuez është i rregullt. "Panorama Sport", kontaktoi disa prej specialist­ëve të fushës në lidhje me këtë episod, të cilët ishin të përçarë në lidhje me vendimin, por rregullorj­a e re "dënon" në këtë rast Skënderbeu­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania