Panorama Sport (Albania)

Josa gjeti pikën e dobët të kroatëve

-

Ish-trajneri i Skënderbeu­t, Mirel Josa, që ka drejtuar korçarët edhe në të kaluarën në një intervistë për "Panorama Sport", para ndeshjes u shpreh se kroatët kanë probleme në krahun e majtë të mbrojtjes dhe pikërisht nga ky pozicion erdhi goli i Latifit. "Nga ajo që kam parë unë në këto ndeshje, kam vënë re se Dinamo nuk është aq e zonja në grup, por luan shumë individual­isht. Natyrisht, i ka disa elementë si Çoriç, tek i cili i kanë sytë edhe ata, por ama në krahun e majtë lënë shumë për të dëshiruar. Pashë ndeshjet ku u kualifikua­n me skuadrën finlandeze, Odd Grenland (0-0 dhe 2-1). Mbrojtësi i majtë i tyre, nr. 3 (Borna Sosa), nuk ishte kurrkund. Skuadra luftonte me shumë forca para, por mbrapa linte për të dëshiruar. Pikërisht për këtë them se Skënderbeu ka më shumë mundësi", u shpreh trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania