Panorama Sport (Albania)

Mediat kroate: Gjyqtari ndihmoi Dinamon

-

Skënderbeu ka të drejtë të ankohet për gjykimin e ndeshjes, ku shumë episode ishin kundër skuadrës shqiptare. Për këtë janë të ndërgjegjs­hëm edhe në mediat kroate, ku mes të tjerave portali "index.hr", i ka dalë qartësisht në krah korçarëve. Ky portal është ndalur në momentet e golit që iu anulua në minutat e para skuadrës shqiptare, kur Latifi dërgoi topin në rrjetë por u cilësua në pozicion jashtë loje. "Gjyqtari ndihmoi Dinamon, shqiptarëv­e iu mohua një gol i rregullt në 'Maksimir'", ishte titulli i artikullit në fjalë për episodin e minutës së 10.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania