Panorama Sport (Albania)

Cvitanoviç kërcënon: Në Elbasan do kemi Sudanin

“Jam i pakënaqur nga loja e ekipit tim, na befasoi Soue”

-

Dinamo vuajti dje ndaj Skënderbeu­t dhe u desh një gol në minutën e fundit shtesë që të shmangte tragjedinë për skuadrën kroate. "Kur nuk arrin të fitosh, mirë është të mos humbasësh". Kjo ishte fjalia e parë e trajnerit të kroatëve, Mario Cvitanoviç, i cili është vënë nën presion gjatë ndeshjes së djeshme, duke qenë se një humbje në shtëpi do t'i kushtonte shumë skuadrës së tij në takimin e kthimit. "Edhe pse barazimi për ne është një humbje tani nuk duhet të qajmë. Në pjesën e parë të takimit nuk i kemi bërë atë paraqitje që të gjithë prisnin, atë lojë që tifozët tanë më të drejtë prisnin. Mendoj se britmat e tyre për skuadrën kanë qenë të merituar. Skuadrës në fushë i ka munguar energjia dhe emocionet. Por, në pjesën e dytë kemi kthyer gjithçka në favorin tonë dhe kemi bërë një ndeshje edhe më të mirë dhe tifozët e kanë ndjerë një gjë të tillë dhe na kanë mbështetur duke na dhënë edhe më shumë forcë për kualifikim­in", është shprehur para gazetarëve, trajneri i skuadrës kroate, që tregon edhe pikat e forta të korçarëve. "Nuk na çuditi asnjë gjë nga Skënderbeu, me përjashtim të Soue, i cili luajti në majë të sulmit. Ai sapo erdhi dhe nuk kishte luajtur asnjëherë për ta, ndaj e kishim parë vetëm nëpërmjet disa videove të shkurtra. Skënderbeu ka lojtarë krahu të pakëndshëm për ne, u lejuan shumë situata të rrezikshme. Jemi në këtë situatë ku kemi pësuar një gol, por do të jemi gati në ndeshjen e kthimit dhe mendoj se do të jemi më të fortë atje me Sudanin", vazhdoi trajneri.

OBJEKTIVI - Natyrisht që Cvitanoviç nuk mendon asgjë tjetër veçse kualifikim­it në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në stadiumin "Elbasan Arena". "Më vjen keq që nuk dolëm me një fitore nga fusha, por kjo na mësoi se çdo rival është i rrezikshëm kur nuk vlerësohet sa duhet. Dhe në pjesën e parë ne kemi lëshuar në lojën tonë. Duhet të shohim pjesën e dytë të ndeshjes dhe të njëjtën gjë të bëjmë në takimin e kthimit. Vetëm kështu mund të arrijmë që të kualifikoh­emi për në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta arritur këtë objektiv dhe besoj se në fund do të festojmë", ka thënë trajneri, që tregon çfarë i ka thënë lojtarëve në dhomat e zhveshjes. "U thashë lojtarëve se në pjesën e parë kishim qenë pasivë, isha i pakënaqur dhe se kishim fituar shumë pak dyluftime, ishim larg portës, nuk ishim konkretë në fazat e sulmit. Kishim disa situata ku mund të pasonim apo gjuanim, por nuk u paraqitëm mirë. Lëvizja e topit nuk ishte e duhura, mund të jemi ndëshkuar në pjesën e parë, por unë mendoj se mund të kualifikoh­emi".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania