Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SKËNDERBEU­T

-

SHEHI 6 - Pritje fantastike ajo e minutës së 84-ët kur Henrike gjuan rrufeshëm dhe portieri veteran duket sikur është një magnet për topin. Doli huq rrezikshëm në minutën e 54ët të Stojanoviç. Në rastin e golit mund të kish bërë diçka më shumë.

VANGJELI 7 - Dinaku i zakonshëm. Dje nxori në pah cilësitë e ekspertit dhe u zhvesh nga çdo emocion. I saktë në dalje dhe i qetë sa herë Dinamo sulmonte. Fitoi minuta të vlefshme edhe duke u përplasur me rivalët sipas mënyrës së tij e duke fituar faulle.

RADAS 6 - Gjeneral në prapavijë deri në minutën e 94-ët. Bën gjithçka mirë, madje tremb patriotët e tij me një goditje të hidhur që në start. Penalizues goli i pësuar në limitet e shtesës. Duhej ta kish organizuar më mirë prapavijën. JASHANICA 6 - Tani hyn në rangun e ekspertëve dhe për t'u bërë lider duhet të dish të mbyllësh si duhet ndeshjet e mëdha. I pakalueshë­m në duelet një për një, por mungesa e përqendrim­it është një problem konstant. Së bashku me Radasin duhej ta kishin lexuar më mirë atë të mallkuar goditje standarde.

MICI 6,5 - Sakrifikon pa masë në krahun e tij, edhe sepse Latifi, me gjithë klasin e pakufishëm që ka kur sulmon, përton shpesh herë të kthehet në mbrojtje. Kështu, Mici u gjend disa herë në vështirësi, por jo gjithnjë për faj të tij. OSMANI 7 - Xholi i çuditshëm aty në mesfushë. Mbron mirë, rrëmben topa si të mundet dhe mbi të gjitha i ruan krahët xhevahirit Lilaj. Sa është ai në fushë Dinamo e sheh golin me dylbi. (Nga min 81)

MUZAKA 6 - Finesa dhe dëshira për të bërë diferencën nuk i mungon, por kur hyn ai në fushë shokët janë shtrydhur fizikisht dhe megjithëse përpiqet të galopojë, sërish detyrat i ka të mbrojë).

LILAJ 7 - Kur ai është mirë, i gjithë Skënderbeu është mirë. Ndihet më i lirshëm me dy kolosë si Osmani dhe Nimaga dhe vepron më shpejt kur ka topin në këmbë. I guximshëm në dyluftime dhe me vizion të qartë për ndërtimin e aksioneve. Korçari nuk tradhton asnjëherë kur luhen ndeshje të tilla. NIMAGA 6,5 - Takaj ka të drejtë kur kërkon 700 mijë euro për të. Në rritje të vazhdueshm­e, me personalit­et dhe me qetësinë e një veterani vepron në mesfushë. Ndihmon si mundet Micin, por ka guxim të shtyjë edhe në sulm. Mushkëria e vërtetë e Skënderbeu­t.

GAVAZAJ 7 - Xhevahiri i radhës te Skënderbeu. Vuan disi në fillim kur loja ishte në fazë studimi dhe më pas nis të keqtrajtoj­ë sistematik­isht mbrojtësin e majtë të Dinamos. Depërton mirë nga brenda dhe driblon gjithashtu shumë mirë. Duhet të përmirësoj­ë gjuajtjen drejt portës, sepse potenciali nuk i mungon.

LATIFI 8 - Kujt ia kish marr mendja se do të bëhej kaq i zoti. Egoist te goli, por e meritoi. Më pas një klas i pafundmë dhe një dëshirë e madhe për të vallëzuar me topin në fushë. I driblon kundërshta­rët pa mëshirë dhe krijon raste nga hiçi. Gjenial. Mëkat që së shpejti do e braktisë edhe ai Superioren tonë të varfër.

SOUE 6 - Një rast një gol, edhe pse ia anuluan. Ka fizik të mirë, cinizëm dhe mbi të gjitha është i përulur në fushë duke vepruar gjithnjë me një disiplinë të admirueshm­e taktike. Është ende larg formës së tij fizike, por mund të shndërrohe­t në një pikë referimi për korçarët. I fortë, racional dhe i zgjuar. E kaloi klasën.

TRAJNERI DAJA 7 - Ishte duke fituar një ndeshje me meritë, por futbolli është i pamëshirsh­ëm. E megjithatë, kjo nuk i heq meritat për paraqitjen që bëri skuadra e tij. Vendosje e mirë në fushë, skuadër e shkurtër kur vepronte në të dyja fazat dhe mbi të gjitha shumë besim në vetvete.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania