Panorama Sport (Albania)

Heroi i kroatëve: E merituam barazimin

-

Anxhelo Henrikez ishte heroi i skuadrës së Dinamos së Zagrebit në ndeshjen e djeshme. I aktivizuar nga trajneri Cvitanoviç në minutën e 77 të ndeshjes, sulmuesi arriti të barazojë rezultatin në minutën 95-të. "Ajo që mund të them është se në pjesën e parë nuk kemi treguar asgjë nga loja jonë, madje kemi treguar një paraqitje të keqe. Por, në pjesën e dytë gjërat kanë nisur të përmirësoh­en dhe kemi sulmuar portën kundërshta­re, duke parë shumë raste për shënim. Portieri i tyre gjithashtu ka bërë mrekullinë në një rast, duke shpëtuar një gol të sigurt. Ishte e pabesueshm­e. Nuk isha me fat në rastin e parë, por arrita të shënoj në fundin e takimit, duke kompensuar edhe rastet që humba", tha lojtari që vazhdon: "E kemi merituar këtë rezultat dhe duhet të bëjmë gjithçka mirë në ndeshjen e kthimit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania