Panorama Sport (Albania)

"Fitore e çmuar, mendja te Krotone"

-

I pari që u ndal për mediat në përfundim të ndeshjes ndaj Shkëndijës ishte edhe një nga autorët e golave, LukaAntone­li. Për mbrojtësin, ndeshja nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati. Në komentin e tij, 30-vjeçari theksoi se ky ishte vetëm hapi i parë: "Ishte një ndeshje jo pa rrezikshmë­ri, por ne zhvilluam një paraqitje të përsosur. Jam i lumtur për golin, i cili vjen pas një viti shumë të vështirë për mua. Me kalimin e minutave, ritmi ra disi, por tashmë vëmendja jonë shkon te sfida me Krotonen". Një komentAnto­neli ia kushtoi edhe kapitenit Bonuçi, për të cilin tha: "Bonuçi është një kampion me shumë përvojë. Të gjithë të rinjtë po integrohen mirë, por na duhet edhe pak kohë për të përmirësua­r mekanizmat e lojës sonë me njëri-tjetrin".

 ??  ?? Legjendat e viteve '94-'95 të AC Milan, Filipo Gali, dhe i Shkëndijës, Qatip Osmani, kanë shkëmbyer fanellat në një ceremoni në "San Siro" para fillimit të takimitAC Milan-Shkëndija.
Legjendat e viteve '94-'95 të AC Milan, Filipo Gali, dhe i Shkëndijës, Qatip Osmani, kanë shkëmbyer fanellat në një ceremoni në "San Siro" para fillimit të takimitAC Milan-Shkëndija.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania