Panorama Sport (Albania)

Bonaventur­a dëmtohet: Jam i shqetësuar

-

Në minutën e 88-të të takimit, me rezultatin e vendosur Xhakomo Bonaventur­a u largua nga fusha për një dëmtim. Lojtari braktisi lojën duke çaluar dukshëm dhe prekur kofshën e djathtë. Ai kishte vetëm 30 minuta në lojë, pasi kishte hyrë si zëvendësue­s i turkut Çalhanoglu. Milani luajti dy minutat e mbetura dhe shtesën me dhjetë lojtarë. Lojtari, i intervistu­ar pas ndeshjes, deklaroi se doli nga fusha për të mos rrezikuar më shumë. Ai shpjegoi se: "Nga fusha dola pasi ndjeva dhimbje dhe me rezultatin e siguruar nuk doja të rrezikoja më shumë. Jam disi i shqetësuar, por do të pres analizat e nesërme, të cilat do të përcaktojn­ë shkallën e dëmtimit dhe afatet e riaftësimi­t tim".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania