Panorama Sport (Albania)

"Skuadër me profesioni­stë ekzemplarë"

-

Pas sfidës së djeshme ndaj Shkëndijës, menaxheri i Milanit, Kristian Abiati, ka deklaruar se është shumë i lumtur me detyrën dhe ekipin. Në fjalën e tij, theksoi se: "Ndiej shumë përgjegjës­i, por punën time e bëj me shumë dëshirë. Gjithçka është edhe më e lehtë falë skuadrës që duhet të them se është e përbërë nga profesioni­stë ekzemplarë dhe kjo u pa edhe sot në fushën e lojës. Më bëhet qejfi për rezultatin, pasi na lejon të shkojmë të qetë në ndeshjen e kthimit, por edhe të punojmë si duhet në kampionat". Në fund, një koment ish-portieri kuqezi ia kushtoi kapitenit Bonuçi, i cili debutoi si kapiten në stadiumin e tij të ri. "Leonardo është vlera e shtuar, pasi ekipi kishte vërtet nevojë për një lider të nivelit të tij", përfundoiA­biati.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania