Panorama Sport (Albania)

Montela: Bravo ekipit, e përçamë Shkëndijën

"Silva ka shumë talent, dëmtimi i Bonaventur­ës më tremb"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Vinçenco Montela duartroket ekipin, tifozët dhe drejtuesit, por mbi të gjitha përqafon disa prej lojtarëve të tij, Leonardo Bonuçin dhe Rikardo Montolivon mbi të gjitha, por edhe Andre Silvën dhe Kesin, duke treguar se investimet e bëra po japin rezultat. "Mendoj se kemi bërë një merkato mjaft të mirë, por natyrisht që edhe kemi shitur, ndonëse disa lojtarë me çmime di më të ulëta, të cilat nuk i justifikoj­në 200 milionët e shpenzuar. Por e rëndësishm­e është që skuadra të marrë rezultate. Prisja më shumë nga dikush? Kjo është një skuadër, e cila është rinovuar thuajse totalisht,vazhdon analizën e tij Montela. - Prandaj, lojtarë të ndryshëm duan kohë të ndryshme për të mësuar mekanizmat, edhe pse jemi në një rrugë shumë të mirë".

PËR SHKËNDIJËN - Në lidhje me kundërshta­rin, Montela shprehet i lumtur se si ekipi i tij e analizoi lojën. "Ata janë një skuadër që zbresin me rend në fushë. Kisha parë disa ndeshje të tyret dhe u munduam t'i përçanim. Ekipi ndoqi si duhet këshillat dhe ky është rezultati i punës së tyre. Pavarësish­t rezultatit të thellë, mos mendoni se ndeshjen e kthimit do ta nënvlerëso­jmë,

pasi çdo ndeshje është një test i mirë për ne, për t'u përmirësua­r edhe më shumë".

PËR ANDRE SILVËN - Për sa i përket golave, trajneri u ndal veçanërish­t në paraqitjen e sulmuesit Andre Silva: "Po punon shumë dhe mund të rritet edhe më tej në lojën e tij. Ai ka shumë

talent dhe ne po përpiqemi ta nxjerrim siç duhet në pah. Nuk e përjashtoj që në të ardhmen t'i vendos një partner në krah, por gjithsesi do të shohim në sfidat e radhës pasi të kemi kryer eksperimen­tet e duhura në stërvitje".

PËR BONAVENTUR­ËN -

Në lidhje me dëmtimet e mesfushori­t Bonaventur­a, Montela shpreson që mos të jetë asgjë serioze: "Ai ka një problem në kofshë dhe kjo ishte e vetmja njollë e errët nga ndeshja. Shpresoj të mos jetë asgjë serioze, por verifikime­t e rastit do të behën në ditët në vijim".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania