Panorama Sport (Albania)

Dukej e mbyllur, por Niang anulon akordin me Spartakun

-

Mbaje Niang duhej të nisej sot drejt Rusisë për të kryer vizitat me Spartakun e Moskës dhe Milani kishte nisur të fërkonte duart, pasi do të arkëtonte një shifër prej 18 milionë eurosh. Por kur të gjitha prisnin që gjithçka të mbyllej me sukses, në mënyrë surprizë, vetë futbollist­i, pas sfidës së djeshme MilanShkën­dija, ka ndërruar planet dhe akordet paraprake mes dy klubeve, duke nënvizuar se nuk ka ndërmend që të pranojë ofertën e Spartakut të Moskës. Francezi ka kërkuar që të qëndrojë në skuadër, por drejtuesit ia kanë mohuar këtë, por falë faktit se menaxheri Mino Raiola ndodhej dje në tribunën VIP të "San Siro-s", ky i fundit ka marrë menjëherë masat për klientin e tij dhe është dëgjuar në telefon, teksa ia ofronte Torinos Niangun. Për diçka më konkrete duhet pritur dita e sotme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania