Panorama Sport (Albania)

PAOK-u i Kaçes prenoton grupet, Legia një hap larg suksesit

Sadiku zëvendësoh­et në të 56-tën, Grezda luan 73 minuta

-

Një mbrëmje jo shumë pozitive për shqiptarët ka qenë ajo e ndeshjeve të para të fazës "play off" të Europa Ligës. PAOK-u i Kaçes ka fituar 3-1, por shqiptari nuk është aktivizuar. Legia e Varshavës ka barazuar 1- 1, ndërkohë që Sadiku është zëvendësua­r dhe Osijeku i Grezdës është mundur në shtëpi nga Austria e Vienës 1-2.

POLONI - Skuadra e Legias së Varshavës tentoi që të kualifikoh­ej në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, mirëpo humbja e ndeshjes së parë përballë Astanës bëri që shqiptari në këtë ekip të mos mjaftonte me golin e shënuar në disfatën 3-1. Dje, bomberi i Kombëtares shqiptare të futbollit ka qenë i pari që ka dërguar sinjale rreziku për portierin kundërshta­r me një goditje jashtë zonës, por gardiani i Sherif Tiraspolit ka arritur të neutralizo­jë gjithçka. Pjesa e parë e ndeshjes mes polakëve dhe ekipit moldav, që eliminoi Kukësin, ka përfunduar pa gola. Në bazë të statistika­ve, goditjet drejt kuadratit kanë qenë të barabarta nga të dyja skuadrat. Armando Sadiku ka provuar si gjithmonë që të bëjë më të mirën e tij, por mbrojtja kundërshta­re në bllok dhe topat e paktë kanë bërë që shqiptari të mos arrijë te goli. Në të 56-tën, trajneri i skuadrës kampione në fuqi të Polonisë e ka zëvendësua­r Sadikun me Hamalainen.

GREQI - Mediat greke raportojnë së ndryshimi i trajnerit ka sjellë një tjetër atmosferë te PAOK-u. Kjo gjë është parë që në ndeshjen kualifikue­se në fazën "Play Off" kundër Osterunds. Suedezët kanë kaluar të parët në avantazh, mirëpo skuadra e Kaçes ka barazuar në fraksionin e parë dhe në të dytin ka mbyllur takimin në rezultatin 3-1. Për fat të keq, Ergys Kaçe nuk është aktivizuar për asnjë minutë në këtë përballje. Megjithatë, gjatë ditëve të fundit, në Greqi raportohet se trajneri i ri është duke u dhënë shanse të gjithë futbollist­ëve për të treguar vlerat në stërvitje, mes tyre edhe mesfushori­t të Kombëtares shqiptare. Ky triumf e bën thuajse të sigurt kalimin në grupe të PAOK-ut. KROACI - Ejupi i ka dhënë avantazhin momental Osijekut në sfidën kundër Austrisë së Vjenës, por Barisiç ka humbur një penallti 5 minuta më vonë për të dyfishuar. Skuadra e Grezdës ka pësuar dy gola, ndërkohë që shqiptari është zëvendësua­r në minutën e 73-të.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania