Panorama Sport (Albania)

Një yll në vitrinën europiane, Strakosha: Munda idhullin Bufon

-

Si të mos mjaftonte një gjysmë sezoni prej lideri, Strakosha e tregoi edhe në ndeshjen e Superkupës së Italisë së e meriton që të mbrojë katërkëndë­shin e skuadrës kryeqyteta­se në Itali. Jo vetëm sa për të qenë një prej 11 futbollist­ëve, por për të bërë yllin e ekipit. "Cittacelle­ste.it" risjell në vëmendje edhe një herë 5 minutat e lavdisë së shqiptarit, duke treguar se për të tashmë ka nisur interesimi nga skuadra të mëdha europiane. "Pa të, sigurisht që do të kishte qenë një tjetër ndeshje. Juventus shtyn që në minutën e dytë me një krosim nga e majta dhe goditja e Kuadrados merr një përgjigje të fortë kundërshtu­ese: Strakosha thotë jo. Një reagim instiktiv prej një profesioni­sti nga portieri i ri shqiptar, i dha mundësinë Lacios që të mbesë në lojë dhe i mohoi Juventusit një avantazh të sigurt që në start. Ai moment mjaftoi që Juventusi të 'dilte nga ndeshja' dhe Lacio të ngjitej në 'La Skala', me një ndeshje thuajse perfekte që i garantoi Superkupën e katërt. Të gjithë mund të bëjnë pyetjen se si do të kish shkuar ndeshja pa Strakoshën në kuadrat, por vetë lacialët nuk kanë nevojë që të gjejnë përgjigjen, duke qenë se në skuadër kanë një nga portierët më të mirë në Serinë A. Rritja e Strakoshës është e pamohueshm­e dhe e pakontestu­eshme, gjë e cila ka rrëmbyer vëmendjen e skuadrave të mëdha europiane. Por këtë herë, duhet dikush tjetër të thotë jo. Është Lotito që nuk ka ndërmend të dëgjojë asnjë ofertë për xhevahirin e ri që po rritet te Lacio. Kjo e fundit, prej kohësh ka dalë nga merkato për kërkimin e një portieri. Historia e Strakoshës është shndërruar në një përrallë. Nga i treti dhe i papërfills­hmi në listën e portierëve, një gardian i sigurt dhe një yll i së ardhmes", ka shkruar portali italian i lajmeve. SHQIPTARI - Së fundmi, në një intervistë për "Top Channel", Strakosha ka komentuar triumfin. "Filloi viti me trofe dhe jam shumë i lumtur për këtë dhe për faktin që kisha pranë edhe familjen. Megjithatë, ky gëzim mbaroi dhe do të përgatitem­i për objektiva të tjera. Dua që të përmirësoh­em gjithmonë dhe që të ndihmoj ekipin në objektiva të tjera. Isha në fushë me një nga portierët më të mirë në botë, siç është Bufon. Ai është idhulli im dhe jam i gëzuar që luajta kundër tij dhe fitova. Në fund më përgëzoi për ndeshjen dhe për fitoren. Në Kombëtare s'ka konkurrenc­ë. Me Etritin jemi shokë, ai më dërgoi edhe mesazh urimi për fitoren", ka deklaruar Strakosha.

 ??  ?? Thomas Strakosha
me të vëllanë
Thomas Strakosha me të vëllanë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania