Panorama Sport (Albania)

Dy miqësore brenda javës, Magani: Pres ende përforcime

Trajneri: Do të provojmë lojtarët e ardhur së fundmi

-

Skuadra e Teutës nuk i ka ndërprerë për asnjë moment përgatitje­t në Ohër, ku edhe është e grumbullua­r për të zhvilluar fazën përgatitor­e të sezonit të ardhshëm. Lojtarët e drejtuar nga trajneri Magani janë në formë të mirë dhe gjashtë javës së ardhshëm parashikoh­en të luhen dhe dy ndeshje miqësore. Të mërkurën, durrsakët do të kenë përballë kampionët e vendit, Kukësi, dhe të shtunën do të luhet ndaj Strugës. Trajneri Magani do të ketë mundësi që të testojë gjendjen e lojtarëve të ardhur së fundmi në skuadër, siç janë dy nigerianët dhe

Moçka me Tarikun. Këto ndeshje do të tregojnë edhe formën e tyre reale. DEKLARATA - Për trajnerin e Teutës, Gugash Magani, përgatitje­t janë duke shkuar në rrugën e duhur. Në një prononcim për "Panorama Sport", ai ka komentuar seancat stërvitore,

si dhe merkaton, ku pret të tjera goditje. "Gjithçka po shkon mirë dhe po stërvitemi me intensitet të lartë. Kam një ekip të plotë dhe të gjithë janë në gjendje të mirë. Rëndësi ka fakti që asnjë prej futbollist­ëve nuk vuan nga ndonjë dëmtim fizik. Kemi planifikua­r që në

vazhdim të zhvillojmë dy ndeshje miqësore, ku do të provojmë lojtarët që janë afruar së fundmi, pasi për futbollist­ët që kam pasur në skuadër gjatë kësaj periudhe kam të gjithë informacio­nin e mjaftueshë­m", tha trajneri.

MERKATO -

Një problem që kanë hasur drejtuesit e Teutës i takon lojtarit nigerian Latifi, i cili ende nuk është bashkuar me pjesën tjetër të ekipit. "Gjatë ditëve në vijim do të sistemojmë ekipin dhe do të them që ka mundësi të afrojmë të tjerë futbollist­ë. Latifi do të vijë në skuadër në ditët në vijim, pasi në këto momente po has vështirësi për pajisjen me vizë. Por, e përsëris, do të jemi të përqendrua­r edhe në merkato", ka mbyllur trajneri Magani. Teuta e sezonit të ardhshëm do të ketë objektiva për t'u renditur në vendet e para të tabelës së klasifikim­it. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania