Panorama Sport (Albania)

Një portier nga Hong Kongu në provë

-

Me sa duket, drejtuesit e klubit dhe ata të ekipit vijojnë që të kërkojnë jo vetëm për një lojtar sulmues, por edhe për një portier. Dje për provë është afruar malazezi Millosh Budakoviç, por nuk ka bindur drejtuesit dhe është larguar. Por, një tjetër portier ka mbërritur po dje në skuadër. Maqedonasi Kristian Naumovski do të qëndrojë në provë te kuqeblutë dhe, në rast se bind drejtuesit, do të firmosë edhe një kontratë për sezonin e ri. 28-vjeçari ka luajtur më parë me skuadrën Hg Pegasus në Hong Kong. Ndërkohë, dyshja e portierëve Selimaj e Sherri vijojnë normalisht seancat stërvitore, duke treguar se do të jenë ata që do të japin siguri në katërkëndë­shin e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm futbollist­ik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania