Panorama Sport (Albania)

Asnjë largim nga durrsakët

-

Lojtarët që janë duke u stërvitur aktualisht nën urdhrat e trajnerit Magani do të jenë pjesë e Teutës në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë trajneri i durrsakëve. "Sa u takon largimeve, mund të them se nuk do të ketë. Ata që janë pjesë e ekipit për momentin, do të jenë edhe në skuadër sezonin e ri. Me skuadrën jam shumë i kënaqur, edhe pse një pjesë e lojtarëve duan kohën e tyre që të arrijnë formën e tyre maksimale, por edhe të përshtaten", ka thënë trajneri. Teuta pritet të kthehet në fund të muajit në vendin tonë, ndërsa në javën e parë të shtatorit starton edhe sezoni i ri futbollist­ik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania