Panorama Sport (Albania)

*artizani sqaron dëmtimin e +anit

-

Dëmtimi "misterioz" i Edgar Çanit është sqaruar dje nga Partizani përmes një njoftimi për shtyp të mjekut të skuadrës. "Duke ndjekur me vëmendje lajmet e publikuara së fundmi nga mediat e shkruara, klubi përcjell një deklaratë të mjekut të skuadrës Dhimosten Gjini, nëpërmjet të cilët kërkon të informojë mediat dhe opinionin publik për gjendjen e Edgar Çanit", shpjegonte klubi i kuq. Ja sqarimi i mjekut për dëmtimin e lojtarit: "Gjendja fizike që po kalon sulmuesi Çani është thjesht sforcim që ka ardhur për shkak të ngarkesës në stërvitje, fakt i cili është konstatuar edhe nga mjeku italian, i cili e ka operuar Çanin. Lojtari për disa ditë do të kryejë një program atletik të diferencua­r nga grupi për t'u riaftësuar, nën kujdesin e fizioterap­istëve. Kjo është e vërteta në lidhje me gjendjen fizike të sulmuesit Çani. Mjeku i skuadrës, Doktor Dhimosten Gjini". Në dallim nga rutina që ndiqet me afrimet në periudhën e merkatove, ku lojtarët firmosin pa kryer testet mjekësore, rasti "Edgar Çani" bën dalim. Klubi që më 3 gusht ka njoftuar se lojtari, pasi të kryejë testet mjekësore, do të prezantohe­j më 7 gusht. Klubi ka konfirmuar për "Panorama Sport" se Çani i ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe, pasi janë bindur për gjendjen e tij, është firmosur kontrata.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania