Panorama Sport (Albania)

Klu$i nu! pu$li!on listën e lo#tarëve për në >re?i

-

Pas përfundimi­t të seancës së pasdites së djeshme pritej që klubi bluzi të publikonte listën e futbollist­ëve, që stafi teknik do të marrë me vete në fazën përgatitor­e në Veria të Greqisë. Por kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi drejtuesit e klubit kanë preferuar që lista të jetë kofidencia­le, pasi deri para nisjes për në Greqi mund të ketë ndryshime për sa u përket lojtarëve të grumbullua­r. Në seancën e fundit stërvitore, stafi teknik ka pasur 32 futbollist­ë nën urdhra, por gjasat janë që jo të gjithë do të udhëtojë drejt Verias. Dihet që merkatoja e Luftëtarit është e hapur dhe në Greqi presin edhe tre përforcime nga tregu i huaj. Mëngjesin e sotëm, ekipi gjirokastr­it do të udhëtojë për në Veria për të mbërritur atje në orët e para të paradites, duke shfrytëzua­r temperatur­at e përshtatsh­me për vijimin e përgatitje­ve. Për Luftëtarin nuk është hera e parë që fazën intensive stërvitore e kryen në Nausa.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania