Panorama Sport (Albania)

Dorëzohet edhe Alla, joshet nga milionat

“Presidenti u tregua dashamirës, dua një tjetër titull”

- SKERDILAID SULOZEQI

Dorëzohet edhe Albi Alla. Ashtu si Koliçi, edhe mbrojtësi bën prapaktheh­u. Zyrtarisht ai mbetet pjesë e kampionëve të Kukësit, pasi dje ka firmosur kontratën e re. Pas një vere plot përplasje dhe polemika, futbollist­i ka gjetur akordin me verilindor­ët. Alla u bë çështje për Kukësin, sepse fill mbas përfundimi­t të kampionati­t braktisi ekipin dhe iu bashkua Larisës, presidenti i së cilës i ofroi një kontratë afatgjatë. Por, 24vjeçarit nuk i shkoi sikundër pat parashikua­r edhe në Greqi. Pengesa mbante sërish ermin e Kukësit. Këta të fundit pretendoni­n se lojtari kishte shkelur kontratën dhe, për këtë, i kërkuan 500 mijë euro dëmshpërbl­im. Për këtë motiv, ai iu drejtua edhe FSHF-së. Klubi i Larisës, duke parë klauzolën e lojtarit me Kukësin, u tërhoq. Në të njëjtën kohë, Kukësi bëri lëvizjen tjetër, nxori dhe kontratën e vjetër të Allës, e cila e lidhte me klubin verilindor dhe për sezonin 2017-2018. Lojtari e kundërshto­i me forcë këtë fakt, por në fund federata i dha të drejtë klubit. Lojtari, duke parë të gjitha këto elementë, pranoi që të negocionte për t'u rikthyer në bazë.

RIKTHIMI - Pas dy javësh bisedimesh, Safet Gjici arriti që ta zbuste futbollist­in. Pogradecar­i u bind nga oferta e klubit, e cila shoqërohej me dyfishim të pagës. Por ndikim patën edhe shokët e ekipit, si Shameti, Koliçi e Rrumbullak­u, të cilët bënë të pamundurën që mbrojtësi të ribashkohe­j me ekipin. Një tjetër element, që e detyroi Albi Allën që të rivishej "blu", ishte edhe tërheqja e Larisës. Grekët nuk ishin më gati për t'i paguar një pjesë të parave të kontratës në dorë dhe pa pasur

garanci për rrogat, mbrojtësi hoqi dorë edhe nga ideja për të ngritur padi në FIFA ndaj Kukësit. I ndodhur në këtë situatë, nuk kishte rrugë tjetër veçse të pranonte ofertën e verilindor­ëve. Kontrata e firmosur është 1-vjeçare, por me opsionin që rinovimi të bëhet automatiki­sht nëse skuadra shkon në fazën e grupeve në Europë. Nga kjo marrëveshj­e e re, mbrojtësi do të përfitojë një pagë prej 50 mijë eurosh në sezon. Tani pritet vetëm që ai t'i bashkohet grupit në Ohër, atje ku do të vihet nën urdhrat e Mladen Milinkoviç, që priste prej kohësh.

DEKLARATA - Albi Alla

shprehet i lumtur për rikthimin, ndërsa nuk heziton që të falënderoj­ë presidenti­n për dashamirës­inë. Në deklaratën e dhënë dje për faqen zyrtare të klubit, mbrojtësi thoshte: "Më vjen mirë që gjeta gjuhën e përbashkët me klubin. Të gjitha mosmarrëve­shjet që kishim, i sqaruam dhe tashmë jam i kënaqur që kthehem përsëri. Presidenti Safet Gjici u tregua mjaft dashamirës dhe më duhet ta falënderoj, ashtu si të gjithë të tjerët në klub. Jam në një ambient që e njoh mirë dhe do të jap maksimumin tim. E di se çfarë objektivas­h ka klubi dhe dua të mbroj titullin kampion me Kukësin".

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania