Panorama Sport (Albania)

Afrimet e reja, sot priten në Laç

-

Laçi do të marrë formë sot. Pritet që në Shqipëri të "zbarkojnë" brazilianë­t Maikon Eskuerda dhe Ademir Soza. Fantazisti dhe mbrojtësi do të jenë pjesë e kurbinasve për sezonin e ri. Por nuk janë të vetmit, pasi bardhezinj­të do të pasurohen edhe në sulm. Kanë arritur akord prej kohësh me të, megjithatë u vonua për shkak të vizës. Tashmë që e ka siguruar edhe Arturo Rexhinaldo do të bëhet zyrtarisht pjesë e kurbinasve. Largimi i Erjon Vucajt nuk ishte i vetmi nga Laçi, pasi prej javës së shkuar pjesë e stafit teknik nuk është më Ylber Zani. E, megjithatë, presidenca e ka gjetur menjëherë zgjidhjen, pasi ka rikthyer një "ish". Matjani Saimir Xhetani do të jetë në krahë të Stavri Nicës për sezonin e ri futbollist­ik.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania