Panorama Sport (Albania)

Gjoka do 26 mijë € të tjera, Idrizi: Mori shumë, duhet të kthejë paratë

Administra­tori i Flamurtari­t: Nuk i detyrohem asgjë

- ERMAL SIKA

Flamurtari pritet të përballet sërish në gjyq me Ernest Gjokën. Ish- trajneri vlonjat ka depozituar një tjetër padi në FSHF kundër klubit vlonjat. Gjoka pretendon se nuk ka marrë 26 mijë euro nga Flamurtari. Bëhet fjalë për rrogat e prapambetu­ra në kohën që klubi është marrë në administri­m nga Sinan Idrizi. Kjo është një tjetër histori, veç 45 mijë eurove që Gjoka kërkon nga Flamurtari dhe që janë të kohës kur klubi administro­hej nga bashkia. Ish- trajneri duket se ka marrë miratimin edhe të Dhomës së Zgjidhjes së Konfliktev­e në FSHF për hapjen e këtij gjyqi. Gjyqin e parë ku kërkon 45 mijë euro, Gjoka e ka fituar, por administra­tori Idrizi e ka cilësuar kontratën të jashtëligj­shme, për shkak se ajo nuk figuron në Tatime. Në këtë institucio­n ekziston një tjetër kontratë, ku Gjoka paguhej nga klubi që administro­hej nga bashkia me 1 milion lekë të vjetër në muaj. Ndërsa në gjyqin e dytë, ishtrajner­i po kërkon pagat për disa muaj të vitit 2014, kur klubin e morën në administri­m kompanitë turke dhe pretendon për 26 mijë euro. Rreth një vit më parë, vetë Gjoka ka paralajmër­uar nëpërmjet "Panorama Sport", një tjetër gjyq me Flamurtari­n, duke bërë fjalë për gjyqin që po flitet së fundmi. I kontaktuar dje

për këtë çështje nga gazeta, ish- trajneri i Flamurtari­t, Ernest Gjoka, nuk ka pranuar që të flasë. "Nuk kam asnjë koment për këtë çështje. Këto janë çështje me të cilat merret avokati im dhe nuk preferoj për prononcohe­m në media", tha Gjoka. REAGIMI

Pas këtij lajmi ka reaguar administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi. Për "Panorama Sport", Idrizi thekson se nuk i ka asnjë detyrim ish- trajnerit Ernest Gjoka. Madje, sipas Idrizit, Gjoka është mbipaguar dhe duhet

t'i kthejë klubit detyrime, ndërsa paralajmër­on se në shtator do të hapë gjyqet për këtë çështje dhe të tjera. Idrizi shpreh habinë se si FSHF i nxjerr këto lajme, përpara se letra të mbërrijë në klub. "Çdo njeri mund të ketë të drejtën e tij të kërkojë, mund të ketë halucinaci­onet e tij, është problem i tij dhe jo i imi. Klubi Flamurtari ka qenë korrekt dhe serioz që paguan detyrimet ligjore ndaj çdokujt, cilido qoftë ai, është i aftë të përballet ligjërisht me këdo që ka pretendime. Cilido që nuk ka marrë

 ??  ?? euro është gjyqi i parë i Gjokës me klubin e Flamurtari­t, të cilin ish-trajneri e ka fituar në të gjitha shkallët dhe tani pret të shlyhet. Mësohet se ato lekë do të mbahen nga të ardhurat prej të drejtës TV të klubit vlonjat.
euro është gjyqi i parë i Gjokës me klubin e Flamurtari­t, të cilin ish-trajneri e ka fituar në të gjitha shkallët dhe tani pret të shlyhet. Mësohet se ato lekë do të mbahen nga të ardhurat prej të drejtës TV të klubit vlonjat.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania