Panorama Sport (Albania)

Erlis Frashëri: Ndihem komod, ia dalim të mbijetojmë

Mbrojtësi korçar: Skuadra po merr formë, nuk e diskutojmë qëndrimin në Superiore

-

Skuadra e Kamzës ka rreth 5 ditë që po zhvillon një minifazë grumbullue­se dhe intensive në qytetin e Ohrit në shtetin maqedonas. Blutë, nën drejtimin e trajnerit Ramadan Ndreu, gjatë këtyre ditëve kanë intensifik­uar stërvitjet duke shtuar edhe ngarkesat fizike, në mënyrë që lojtarët të marrin një ngarkesë të plotë për të përballuar peshën e kampionati­t. Madje, dje në mbrëmje, ata kanë zhvilluar dhe një takim miqësor ku me të vërtetë u tregua se ekipi po merr formën e duhur dhe po konsolidoh­et me grupin e ri, duke fituar takimin me Korabin

e Dibrës së Madhe në një lojë mjaft të bukur. Një nga lojtarët, që shkëlqeu në këtë takim, ishte edhe mbrojtësi i djathtë, Erlis Frashëri, i cili, përveçse veproi mjaft mirë repartin e tij, arriti që edhe të dyfishonte rezultatin duke shënuar golin e sigurisë. Pas ndeshjes, lojtari me origjinë korçare u

shpreh: "Në skuadrën e Kamzës jam ambientuar shumë mirë si gjatë sezonit të kaluar kur arritëm që ta ngjitnim skuadrën në Kategorinë Superiore, por edhe tani me grupin e ri të lojtarëve që po afirmohet, duke u përshtatur shumë mirë me lojën e skuadrës, ku dua të falënderoj edhe drejtuesit e klubit

si presidenti­n Qarri, po ashtu dhe kryebashki­akun Mziu për kontributi­n e çmuar që ata kanë dhënë për ekipin duke financuar, por edhe duke qenë prezent e pranë lojtarëve. Nuk e kisha menduar kurrë më parë kaq të lehtë një ambientim të tillë, pasi në fillim e pata disi të vështirë, por tashmë ndihem si në shtëpinë time. Po vazhdoj të luaj dhe ndihem komod. Për sa u përket synimeve të ekipit tonë, jam optimist se me prurjet e reja është ndërtuar një skuadër e fortë për të përballuar me sukses mbijetesën. Sigurisht që ekipi nuk është kompletuar akoma, ka nevojë edhe për disa ndërhyrje për të cilat po bashkëpuno­jnë ngushtë drejtuesit e klubit dhe trajneri. Besoj se me kompletimi­n e ekipit Kamza do të dijë të përballojë ekipet e Superiores duke mos rrezikuar daljen nga kategoria", ka përfunduar mbrojtësi Frashëri. Abdullah Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania