Panorama Sport (Albania)

Mijë

-

pagën te Flamurtari është i drejtë që t'u drejtohet gjykatave. Kur të vijë, ne do të përballemi ligjërisht me këtë. Në llogarinë tonë, klubi nuk e ka këtë shumë, ndoshta në llogarinë e Gjokës mund të ketë. Nëse vërtetohet ajo që thotë zotëria, ne do ta paguajmë këtë detyrim, në të kundërtën ne kemi pretendime të tjera. Madje, ne themi se Gjoka është i mbipaguar. Nuk e di, nëse është e vërtetë kjo gjë, pasi neve nuk na ka ardhur ndonjë letër. Nëse do të vijë letra, ne jemi të gatshëm të përballemi dhe unë do të kthej përgjigje. Ne nuk kemi detyrime në kontratën që kam firmosur unë. Nëse është ajo që thotë Gjoka ne do ta shlyejmë, pasi jemi klub që funksionoj­më në bazë të rregullave. Kjo nuk është më një çështje e gjyqit të parë që pati Gjoka me Flamurtari­n, jo më ke dhënë leje në bankë, jo ashtu, po kështu. Çështje që ajo nuk ka mbaruar akoma. Te çështja e parë ke një evasion fiskal galopant. Nuk ka mbaruar. Gjyqet tona fillojnë në shtator me të gjithë. Mua më rezulton që nuk kemi asnjë detyrim ndaj Gjokës. Ne e kemi të qartë që e kemi mbipaguar dhe Gjoka ka lekë për të na kthyer. Do t'ju nxjerr edhe letrat që tregojnë që i ka marrë dhe si i ka marrë ato lekë. Por mua më bën përshtypje një gjë. Unë nuk e kuptoj. FSHF nga i nxjerrë këto dokumente kur nuk na vijnë në klub neve?! Si ka mundësi që një dokument, i cili ka lidhje me Flamurtari­n, nëse është i vërtetë, fillimisht i jepet medias? Këtë pyetje kam unë. Në klubin tonë nuk ka mbërritur gjë. Nga FSHF, kush i nxjerr këto dhe përse i nxjerrin pikërisht për Flamurtari­n nëse ka të tilla? Këtë nuk e kuptoj dot?! Nuk dua të bëj teori komploti, por nuk e kuptoj këtë dëshirën e madhe. Çudia më e madhe është që një media shqiptare para një jave, kur unë kam deklaruar në gazetën tuaj për gjyqet, ka dalë me shkronja të mëdha një ditë më vonë si kundërpërg­jigje ndaj meje dhe ka paralajmër­uar gjyqin e radhës të Flamurtari­t për Gjokën. Normal, si çdo klub tjetër Flamurtari mund të ketë 30-40 gjyqe. Nuk e kuptoj pse pa ardhur te ne, kjo bëhet publike. Unë nuk kam kohë të merrem me Gjokën dhe Gjokat. Unë nuk besoj te kjo që paska kërkuar avokati i Gjokës që Flamurtari të mos regjistroh­et për sezonin e ri. Gjithsesi, kur të më vijë letra, do të përgjigjem sërish", përfundon Idrizi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania