Panorama Sport (Albania)

Investime në stadium

-

Në pritje të nisjes së sezonit të ri futbollist­ik, drejtuesit e klubit kanë nisur disa investime në ambientet e stadiumit. Dje ka përfunduar lyerja e ambientit të jashtëm dhe dhomave të zhveshjes, të cilat do të jenë me ngjyrë gri, ndryshe nga deri tani që kanë qenë të bardha. Po ashtu, po kryhen edhe disa riparime të tjera me qëllim që gjithçka të jetë gati. Së shpejti pritet që të nisë puna edhe në fushën sportive në Pyllin e Sodës për ndërtimin e dhomave të zhveshjes, dusheve dhe tribunave.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania