Panorama Sport (Albania)

Ironi nga A rika, Ze Marias i bëjnë bllokadë

Mugunës nuk i vlen iga e Dytë, mund të luajë në uropë

- OLSI TUJANI

Bllokadë, ironi dhe thumbime vijnë thuajse çdo ditë nga Afrika e Largët në adresë të ish-trajnerit të Gor Mahias. Ze Maria, ka piketuar disa nga ish- lojtarët e tij për t'i afruar në kryeqyteti­n shqiptar, mirëpo pasardhësi i tij në atë skuadër e ka të vështirë të mendojë që futbollist­ët cilësorë po kërkojnë me çdo kusht që të luajnë në një Kategori të Dytë. Jo vetëm kaq, por trajneri aktual i Gor Mahias ka bërë edhe një herë thirrje kundrejt paraardhës­it të tij që të heqë dorë nga lojtarët që ka në përbërje. BLLOK

Tirana ka piketuar tre futbollist­ë nga Gor Mahia. Kenet Muguna, Zhakes Tuisenge dhe Geofri „alusimbi janë kërkuar nga Ze Maria dhe përfaqësue­s të klubit kryeqyteta­s janë duke punuar konkretish­t që t'i sjellin ata në vendin tonë. Mirëpo, e menjëhersh­me është sfida dhe bllokada. "Ze Maria duhet të na lërë të qetë. Që kur kam ardhur në këtë ekip, pasi ai iku, kam kërkuar me çdo kusht që të heqë dorë nga futbollist­ët tanë. Po e them edhe një herë që të heqë dorë nga futbollist­ët tanë dhe të na lërë të qetë", ka deklaruar Dilan Kerr, trajneri i Gor Mahias.

I ONI

Pasardhësi i trajnerit të Tiranës te skuadra afrikane, nuk është mjaftuar vetëm me thirrjen që të mos tentohen lojtarët nën kontratë. Kerr ka shkuar edhe më tej duke ironizuar edhe vetë ekipin 24 herë kampion të Shqipërisë. "Muguna është nën kontratë dhe nuk duhet të mendojë askush për të. Më

duhet të them gjithashtu që për një lojtar me cilësitë e tij, Liga e Dytë në Shqipëri nuk më duket një ide e mirë për t'u transferua­r. Aq më tepër kur Shqipëria nuk është shquar si një vend shumë i lidhur me futbollin. Nëse Muguna do të ketë durim, ai

mund të arrijë të luajë në Europë, me ekipe dhe në kampionate të rëndësishm­e", ka përfunduar Kerr deklaratën e tij për mediat vendase. Ditët në vijim, pritet që të sjellin të reja të rëndësishm­e rreth të ardhmes së futbollist­ëve të Gor Mahias.

 ??  ?? Trajneri i Gor Mahias, Dilan Kerr
Trajneri i Gor Mahias, Dilan Kerr

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania