Panorama Sport (Albania)

Lezhjanët poker ërbunit, amara bën liderin me dopietë

Dominim i Besëlidhje­s, Shaba shpëton nderin e miqve

-

Loja nisi shumë e fortë nga të dyja skuadrat që ishin në kërkim të golit, por lezhjanët kontrollua­n gjithçka. Mirëpo, ishin futbollist­ët e Tërbunit që kryen një kundërsulm me anë të Sanot dhe Pepës, duke n~jerrë Galicën në pozicion shënimi, por topi doli jashtë kuadratit ngjitur me shtyllën e Demit. Pas këtij rasti, përsëri loja kalon nën kontrollin e Besëlidhje­s dhe në të 8' ishte | . Kamara që shënon një gol mjaft të bukur. Lezhjanët këmbënguli­n

me Ndrecën dhe, më pas, me anë të Frrokut fitojnë një penallti në të 3€-tën. Ishte Ndreca që e shndërroi në gol dhe në shifrat 2-0 mbyllet fraksioni i parë ndaj Tërbunit. Pjesa e dytë nisi e fortë dhe pas disa rastesh, futbollist­ët

e Besëlidhje­s ia dolën që në të 5-tën të trefishoni­n me anë të guineasit Bangoura. Pas disa përpjekjes­h të dëshpëruar­a të pukjanëve, janë përsëri lezhjanët që i bëjnë "poker" Tërbunit me anë të |. Kamarasë, i cili realizon dopietë. Pas këtij goli nisin edhe ndërrimet e shumta, e kësisoj loja e uli ritmin e saj të mëparshëm dhe këtë e shfrytëzua­n futbollist­ët e Tërbunit duke rrezikuar portën e Demit me anë të Nimanit. Dhe në të €5-tën minutë, futbollist­ët e Tërbunit pas disa rastesh ja dolën që të realizonin golin e nderit me anë të Shabës. Gol, i cili mbyll takimin miqësor me rezultatin 4- 1. Në fund të ndeshjes, stafi teknik i Tërbunit nuk pranoi që të prononcohe­t. Pren JIKOL

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania