Panorama Sport (Albania)

Sfidë për Mugunën nga Zambia

Mesfushori, letër zyrtare për t'u larguar nga Gor Mahia

-

Afrika rezultoi tokë e bekuar për Tiranën, duke qenë se Merveil u bë një nga futbollist­ët më të shtrenjtë që ka shitur skuadra 24 herë kampione. Së fundmi, kërkesat e trajnerit brazilian janë përqendrua­r te pista afrikane, lidhur me të shkuarën e Ze Marias. Një prej të piketuarve nga bardheblut­ë, është mesfushori i Gor Mahias, Kenet Muguna. Këtë të fundit, drejtuesit kryeqyteta­s po e presin që të pajiset me dokumentac­ionin përkatës dhe po bëhet një punë intensive që të mund t'i vihet në dispozicio­n trajnerit brazilian në kryeqytet. Rivaliteti - Mirëpo, Tirana nuk duhet të mendojë vetëm për të bindur drejtuesit e Gor Mahias për lojtarin, pasi sytë duhet t'i ketë edhe nga… Zambia. Kampionia e kësaj të fundit, Zanako, është duke tentuar shërbimet e futbollist­it dhe duket se po rivalizon me bardheblut­ë në Shqipëri.

MESFUSHORI - Gjithçka duket se është vendosur nga vetë Muguna. Raporti me ish-trajnerin e tij, Ze Marian, e ka bindur lojtarin që të lërë skuadrën aktuale. "Muguna ka bërë një letër zyrtare në klub dhe kërkon që të largohet. Mirëpo, për momentin mund të them që është lojtar nën kontratë dhe duhet të presë deri në fund të vitit", ka deklaruar Ronald Ngala për mediat afrikane.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania