Panorama Sport (Albania)

Skandal, Kategoria 1 ‘pa stadiume’

Vetëm katër impiante në gjendje optimale, FSHF-ja lë detyra për përmirësim­e

- ARMAND HALILI

Kur duhet edhe rreth një muaj nga fillimi i sezonit të ri futbollist­ik, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se pjesa më e madhe e klubeve plotësojnë pjesërisht kushtet për të luajtur në stadiumet përkatëse. Në fakt bëhet fjalë për shumicën e skuadrës, që në total janë plotë 16-të. Edhe pse FSHF- ja ka harruar në listë të vendosë ekipin e Shënkollit, këta të fundit do të luajnë në stadiumin e Lezhës dhe ky i fundit është në listën që do të ketë përmirësim­e. Nuk kanë asnjë problem, Tirana, Apolonia, Bylis dhe Vllaznia B, pasi impiantet e këtyre të fundit kanë kaluar licencimin nga ana e FSHF-së. Ndërsa pjesa tjetër, e klubeve dhe përkatësis­ht

stadiumet e ekipeve të Tërbunit, Besëlidhje­s, Korabit, Kastriotit, Ilirisë së Fushë Krujës, Burrelit, Dinamos, Erzenit, Besës, Egnatias, Naftëtarit, Tomorit, Shkumbinit, Turbinës, Pogradecit, duhet që të përmirësoj­në diçka në infrastruk­turën e tyre në rast se duan që në sezonin e ri futbollist­ik të luajnë ndeshjet në stadiumet e tyre.

DETYRAT - Komisioni i Licencimit pranë FSHF-së, u ka lënë detyrë klubeve përkatëse që të realizojnë përmirësim­et në impiantet e tyre para fillimit të kampionati­t, i cili është caktuar të startojë më datën 16 shtator. Një grup pune nga FSHF-ja do të kryejë sërish një inspektim në këto impiante dhe do të konstatojë nëse këto mangësi janë rregulluar. Gjendja e stadiumeve kryesisht në kategoritë inferiore ka qenë gjithmonë problemati­ke dhe në shumë raste FSHF- ja ka "mbyllur njërin sy", duke lejuar ekipe të ndryshme të luajnë në shtëpi edhe për shkak të kostove financiare që ka transferim­i në një tjetër stadium. Kategoria e Parë është e ndarë në dy grupe me nga 10 skuadra.

 ??  ?? Nga punimet në stadiumin e Lushnjës
Nga punimet në stadiumin e Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania