Panorama Sport (Albania)

Shënoi gol në miqësore, Çota zyrtarisht te Dinamo

-

Mirel Çota do të jetë sulmuesi i skuadrës së Dinamos në sezonin e ardhshëm futbollist­ik. Sulmuesi që është stërvitur ditët e fundit me blutë, mësohet se dje ka arritur akordin përfundimt­ar me drejtuesit e klubit dhe pritet të firmosë zyrtarisht kontratën që do ta mbajë sezonin e ardhshëm me kryeqyteta­s. Sulmuesi nga Librazhdi ka një eksperienc­ë të gjatë në kampionati­n shqiptar, ku ka luajtur shumë skuadra si në Superiore ashtu edhe në Kategorinë e Parë dhe do të jetë një pikë e fortë në sulmin dinamovit. Cilësitë e tij, futbollist­i i ka treguar në ndeshjen e fundit miqësore që është luajtur dy ditë më parë ndaj Tiranë, ku Çota arriti të shënonte edhe golin e fitores. Dinamo e sezonit të ardhshëm pritet që të përforcohe­t ndjeshëm edhe me elementë të tjerë, në mënyrë që të plotësohen ato vende të lëna bosh nga largimet. Gjithashtu trajneri Allmuça është duke ndjekur edhe lojtarët e rinj që ka në provë, ku do të përzgjedhë më të talentuari­t, për t'i pasur nën urdhrat e tij për sezonin e ardhshëm. Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania