Panorama Sport (Albania)

Agalliu, kur goli vjen nga mbrojtja

-

Turbina arrin fitoren e parë pas katër takimeve miqësore të zhvilluara. Cërrikasit triumfuan minimalish­t 0-1 ndaj Shkumbinit në Peqin, çka tregon se tashmë kjo skuadër po shkon drejt konsolidim­it. Mbrojtësi Alken Agalliu ishte protagonis­t në atë ndeshje me golin e shënuar. "Kemi zhvilluar disa miqësore dhe pavarësish­t lojërave të mira, nuk kemi marrë dot rezultat. Fatmirësis­ht në Peqin ekipi shfaqi grintë dhe dëshirë për fitore. Dominuam përgjithës­isht lojën dhe krijuam shumë raste shënimi. Kjo paraqitje ka shumë rëndësi dhe është tregues i rritjes së nivelit të skuadrës. Jam natyrisht i lumtur për fitoren dhe golin e realizuar", tha Agalliu, që vjen nga Akademia e Partizanit. Florenc Manari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania