Panorama Sport (Albania)

Volejboll, Partizani goditje e dyfishtë në merkato

Tomorri: Nisim stërvitjet pa ditur kur fillon sezoni

- OLGERT SERANI

Pas sezonit të vjetshëm debutues, i kurorë zuar me triumfin në finalen e Kupës së Shqipërisë në volejboll për meshkuj, Partizani i drejtuar nga trajneri Ylli Tomorri ka nisur përgatitje­t për sezonin e ri sportiv. Grumbullim­i i parë ka startuar me ndryshime në radhët e "demave të Kuq", mes largimeve dhe afrimeve. Largimit të organizato­rit Adri Arapi nga kryeqyteta­sit për 20172018- ën, tekniku Tomorri i është përgjigjur me dy afrime të reja. Fjala është për Redi Bakirin nga Elbasani dhe qendrën e Farka Volej, Henri Mimani. "Grupi është thuajse ai i sezonit të mëparshëm me pak ndryshime. Është larguar organizato­ri Adri Arapi, ndërkohë që kemi afruar këtë sezon Redi Bakirin nga Elbasani dhe qendrën e Farka Volej, Henri Mimani", deklaroi fillimisht për gazetën "Panorama Sport" trajneri Tomorri. KAMPIONATI

Ndërsa starti i fazës përgatitor­e tashmë është fakt, ajo që shqetëson edhe më shumë trajnerin e të kuqve është mungesa e një informacio­ni, sipas tij, nga Federata se kur do të nisë kampionati. "Më

vjen keq për faktin që kemi nisur stërvitjen pa pasur një informacio­n kur starton kampionati, pa pasur një strukturë. Jemi në gjysmën e muajit gusht dhe ende nuk dihet se kur nis. Na njoftuan që do të hidhet shorti më datën 28 gusht. Imagjinoje­ni se me

çfarë do ta fillojnë, si do ta fillojnë. I bie që të fillojë tetornënto­r. Ndërkohë përfshijnë edhe muajin dhjetor kur e gjithë bota e ka pushim nga data 20. Pra tre muaj kampionat, 6 muaj pushim. Faza përgatitor­e do ta nisim me seancat e atletikës, më pas do

të kalojmë në bregdet. Por, e përsëris, nuk e dimë kur do të fillojë kampionati që edhe ne të dimë çfarë të programojm­ë. Kryesorja është që të kishim ditur, për shembull, me çfarë aktiviteti fillon, ndoshta me një finale Superkupe që është normale që duhet bërë, apo me Kupën e Federatës dhe kur, me kampionati­n dhe kur... Domethënë edhe përgatitje­t nisin me stade", e mbylli deklaratën e tij trajneri Tomorri.

BILANCI DEBUTUES

Të kuqtë e mbyllën sezonin e parë pas një mungese më shumë se një dekadë në elitën e volejbolli­t të meshkujve, në vend të parë me 44 pikë (15 fitore dhe 1 humbje). Ndërkohë në gjysmëfina­let e "play off"-it, Partizani do të eliminohej nga Vllaznia si shenjë hakmarrje pas asaj humbjeje në finalen e Kupës së Shqipërisë me rezultatin final dramatik 3-2. Ky ishte trofeu i 10-të në histori për skuadrën kryeqyteta­se, ndërsa i rikthehej një feste të munguar në parket pas 23 viteve. Në finalet e një viti më parë në "play off", Partizani afroi ukrainasin Stepashkin, një njohje e hershme e kampionati­t shqiptar dhe kolumbiani­n Melo Luis Fernandez. Ashtu si dhe një vit më parë, edhe këtë sezon Partizani kuotohet si një nga kandidatët potencialë në garën për titullin. Kampione në fuqi është Vllaznia, e cila bëri historinë me suksesin e parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania