Panorama Sport (Albania)

Horner: Verstapen nuk tundohet nga Ferrari apo Mercedesi

-

Bosi i Red Bullit, Kristian Horner, është i bindur se Maks Verstapen nuk i tundohet Ferrarit apo Mercedesit në një të ardhme të afërt. Verstapen ka pasur deri tani një sezon për të harruar pas një seri problemesh me besueshmër­inë e makinës, e cila e ka detyruar të tërhiqet pesë herë në shtatë garat e gjysmës së sezonit 2017. I rritur jo pak profesiona­lisht si pilot me Red Bullin, ai është një kandidat potencial në të ardhmen për të fituar titullin botëror, por Horner beson se Verstapen e di se është në ekipin e duhur për të realizuar ëndrrën e tij. "Unë nuk mendoj kështu. Unë mendoj se ai mund të shohë se çfarë po ndodh. Ai është i paduruar si çdo i ri". Kontrata aktuale e Red Bullit me Verstapen skadon në 2019 dhe Horner e di se çfarë duhet të ndodhë që holandezi të qëndrojë. "Ajo që reflektohe­t në një copë letre duhet të pasqyrojë edhe dëshirën nga të dyja palët,- paralajmër­oi Horner. - Nuk ka kuptim të flasim përtej fundit të kontratës së tanishme të Maksit për momentin, sepse është në dorën tonë t'i ofrojmë atij një makinë që mund të konkurrojë dhe të fitojë. Dhe unë jam i sigurt nëse e bëjmë këtë, unë nuk mendoj se ka ndonjë ekip tjetër që Maks do të jetë në një tjetër njëvendësh­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania