Panorama Sport (Albania)

Ish-kampioni olimpik del pozitiv, përjashtoh­et nga Vuelta

-

Shpërthen çështja e Samuel Sançez vetëm dy ditë përpara fillimit të Vueltës së Spanjës. Kampioni olimpik i Lojërave të Pekinit në 2008-ën ka dalë pozitiv pas një kontrolli antidoping­u që iu nënshtrua më 9 gusht. Substanca e ndaluar është GHRP-2, një hormon i rritjes. Çiklisti spanjoll, 39-vjeçar u pezullua menjëherë nga Federata Botërore e Çiklizmit (UCI), njëherësh është lënë jashtë skuadrës së BMC-së në pritje të daljes së analizave të dyta dhe nuk do të jetë të shtunën në vijën e startit të Vueltës së Spanjës në Nimes (Francë). Në vend të tij do të jetë belgu Loik Vligen. "Të gjithë çiklistët dhe stafi kanë ruajtur standardin më të lartë etik dhe BMC Racing Team është jashtëzako­nisht e zhgënjyer për të ndarë këtë lajm në prag të Vueltës", thuhej në deklaratën për shtyp të skuadrës. Mes të tjerash, thuhej se nuk do të ndërmerret për momentin asnjë veprim i mëtejshëm derisa të sigurohen rezultatet e mostrës B, që Sançez ka të drejtë ta kërkojë. Bordi Drejtues i UCI-it tha se kontrolli u krye nga Fondacioni AntiDoping i Çiklizmit, një autoritet i pavarur i ngarkuar me programin antidoping të sportit. Sançez ka fituar pesë etapa të Vueltës së Spanjë, madje në 2009-ën u shpall edhe nënkampion i "Grand Tour"-it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania