Panorama Sport (Albania)

Shumaker Jr., në Belgjikë me Benetonin e babait

-

Në hapat e babait në çdo aspekt. Mik Shumaker, i biri i shtatë herë kampionit të botës Mikael, i përfshirë aktualisht në Formula 3 Europian, do të garojë për Beneton Ford B194 me të cilën babai i tij fitoi kampionati­n e parë botëror në karrierë në vitin 1994. Eventi do të mbahet në Çmimin e Madh të Belgjikës në Spa më 27 gusht për të festuar 25-vjetorin e fitores së parë në Formula 1 të Shumaker. Një mënyrë e mirë për të kujtuar legjendën e F1-it, Mikael Shumaker, i cili vazhdon betejën e rikuperimi­t pas atij aksidenti të tmerrshëm që pati në shpatet franceze të Meribelit në vitin 2013, dhe një moment emocionues­e për të birin Mik. Xhiroja përkujtimo­re do të mbahet rreth një orë para se të nisë "Grand Prix"-i i Belgjikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania