Panorama Sport (Albania)

Pas divorcit, Azarenka tërhiqet nga "US Open"

-

ViktoriaAz­arenka do të mungojë në "US Open", sepse, sipas saj, nuk është e gatshme ta lërë fëmijën e saj të vetëm në shtëpi në Kaliforni. Bjellorusj­a, ish-numri një në botë, iu rikthye ndeshjeve në muajin qershor pasi solli në jetë dhjetorin e kaluar djalin e saj, Leo. Azarenka, 28 vjeç, u divorcua nga bashkëshor­ti në muajin korrik dhe çifti tashmë është i përfshirë në procese ligjore. Në një deklaratë për shtyp, Azarenka tha: "Nisur nga momenti që po kaloj, e vetmja mënyrë që unë mund të luaj në 'US Open' këtë vit është nëse e lë vetëm Leon", u shpreh tenistja. "US Open" do të zhvillohet në "Flushing Meadoës" nga 28 gushti deri më 10 shtator. Azarenka, kampionia e "Australian Open" në vitin 2012 dhe 2013, arriti deri në finalen e Nju Jorkut në të njëjtat vite.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania