Panorama Sport (Albania)

Europiani U-16, Shqipëria ngec që në start

-

Ka nisur dje në Shkup të Maqedonisë kampionati europian i vajzave për U-16-ën, Divizioni B Grupi D, aktivitet ku merr pjesë edhe Shqipëria. Por që në ndeshjen hapëse, kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga trajnerja Valbona Sako, e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme. Përfaqësue­sja e vogël kuqezi u mposht me rezultatin e thellë 102-41 nga Zvicra. Një ndeshje e dominuar dhe komanduar nga rivalet zvicerane. Këto të fundit krijuan shkëputjen që në pjesën e parë në shifrat 52-29, për të mos u dhënë më asnjë mundësi vajzave shqiptare për ndonjë mrekulli në debutimin europian. Të konsumuara në dy periodat e para, basketboll­istet tona shfaqën shenja lodhjeje në pjesën e dytë duke mos kaluar as kuotën e 10 pikëve, respektivi­sht 7 në periodën e tretë dhe 5 në periodën e katërt. Kështu Shqipëria nuk arriti për asnjë moment të rivalizont­e duke humbur me diferencë të plot 61 pikëve e duke bërë një paraqitje zhgënjyese. Kjo konfirmon edhe një herë tjetër problemet që ka basketboll­i i moshave, kryesisht ai i vajzave në arenën ndërkombët­are. Kombëtarja ndodhet në grup së bashku me Zvicrën, Bosnjë Hercegovin­ën, Danimarkën, Britaninë e Madhe dhe Sllovakinë. Përballë britanikev­e, Shqipëria do të luajë sot ndeshjen e dytë në orën 12:00.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania