Panorama Sport (Albania)

Shevçenko kundër rrymës: Milan, 11 blerje tregojnë që s'ke projekt

Ish-bomberi kuqezi nuk ka besim te skuadra e re

-

Teksa tifozët shijojnë afrimet e reja të Milanit dhe ndeshjet e para në Ligën e Europës pas shumë sezonesh, ka edhe nga ata që shkojnë kundër rrymës. Nuk bëhet fjalë për një kundërshta­r, por për dikë që te kuqezinjtë ka luajtur dhe fituar shumë, madje falë golit të tij "Djalli" ka ngritur edhe një Kupë Kampionesh ndaj Juventusit. Pikërisht Andrij Shevçenko është një nga ata që nuk e mbështet aspak projektin e ri kuqezi apo merkaton faranike të presidenti­t Jonghong Li. Në një deklaratë për mikrofonat e ukrainasve "Football.ua", ish-ylli i Milanit dhe aktualisht trajner i Kombëtares ukrainase nuk kursen kritikat. Në fjalën e tij, ai deklaroi se: "Nuk di vërtet se çfarë duhet dhe mund të pres nga skuadra apo drejtuesit. Për mendimin tim, kaq shumë afrime nuk janë tregues i fuqisë financiare apo i ambicies për objektiva madhore. Të tilla lëvizje janë një shembull i qartë i rrëmujës dhe paqartësiv­e të ideve që ekzistojnë në rang drejtuesis­h. Mendoj se Milani nuk ka asnjë plan të qartë dhe 11 blerje në merkato e vërtetojnë më së miri mungesën e një projekti". Doza e kritikave, përveç drejtuesve, nuk kursen as trajnerin Montela. Shevçenko flet si homolog duke akuzuar teknikun kuqezi për paqartësi edhe

nga ana e tij: "Montela deri para pak kohësh kishte vizion dhe disa ide të tijat, por gjatë merkatos nuk bëri lëvizjet e duhura. Skuadra ka kaq shumë lojtarë të rinj saqë nuk e di se si do të veprojë Vinçenco. Para një muaji blihej një lojtar, tani blihet një tjetër në të njëjtin pozicion, sinqerisht nuk

e kuptoj se çfarë po bëjnë te Milani". Pavarësish­t vërejtjeve me shumicë, Sheva nuk e ka harruar ish-skuadrën e tij të cilën vazhdon ta mbështesë: "Nuk e di se si do të jetë e ardhmja e Milanit, gjithsesi unë do ta mbështes gjithmonë, pasi e konsideroj ende si skuadrën time".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania