Panorama Sport (Albania)

Bufon synon rekordet e Del Pieros e Maldinit

-

Për Xhanluixhi Bufonin do të nisë edhe një tjetër sezon me Juventusin e tij, një "dashuri" që ka lindur 16 vite më parë. Portieri i "Zonjës së Vjetër" do të zhvillojë këtë vit kampionati­n numër 22 në Serinë A, me synimin (pa llogaritur fitoret e trofeve) edhe të dy rekordeve të tjera, së paku. Më i rëndësishm­i ka të bëjë me totalin e paraqitjev­e në Serinë A. Bufon, në fakt, ndodhet vetëm 28 ndeshje larg kapitenit legjendar të Milanit, Paolo Maldini, rekordmeni­n e historisë së kategorisë superiore italiane ( 647 për ishmbrojtë­sin dhe kundrejt 619 për kapitenin aktual të bardhezinj­ve). Në këtë mënyrë, Bufon nuk do të arrinte vetëm Maldinin, por do të kalonte edhe njëfarë Alesandro Del Piero. Numri i paraqitjev­e në fushë me Juven: për Del Pieron 487, kundrejt 451 të Xhixhit. Dy rekorde të tjerë që do të thellonin akoma më shumë emrin e Bufonit në historinë legjendare të Juventusit. "Nëse nuk fitoj Champions-in, në fund të sezonit do të tërhiqem", ka thënë pas humbjes së finales në Kardif. Megjithatë, për një kampion që nuk njeh moshë, kjo mbetet për t'u parë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania